Takim Bekteshi- Azevedo: OBT e njohu progresin e bërë, Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për tregti të hapur dhe rritje ekonomike

Organizata Botërore e Tregtisë ( OBT)  njeh progresin e bërë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit botëror tregtar dhe vendi është në rrugën e duhur për tregti të hapur, rritje më të madhe ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky është përfundimi i takimit të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Roberto Azevedo.

Në kuadër të vizitës tre-ditore të OBT-së në Gjenevë, ku Republika e Maqedonisë  së Veriut e prezentoi revizionin e dytë të politikave tregtare, ministri Bekteshi e njoftoi udhëheqësin e OBT-së për reformat që ka bërë vendi, kryesisht në planin politik dhe atë ekonomik, që kanë kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit.

Siç theksoi ministri Bekteshi, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, që zgjidhi mosmarrëveshjen shumëvjeçare me Greqinë duke ndryshuar emrin kushtetues dhe me Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë, vendit iu hap rruga për transformim ekonomik.

Këto reforma, siç tha ministri, u njohën nga NATO, me çka vendi mori ftes për antarësim , e cila duhet të formalizohet deri në fund të vitit, por edhe nga Bashkimi Europian, i cili dha vlerësime pozitive për përparimin e vendit, me çka në tetor pritet një datë për fillim të negociatave.

Ministri Bekteshi kërkoi mbështetjen e njeriut të parë të OBT-së që vendi ynë ti bashkohet Marrëveshjes shumëpalëshe të prokurimit publik (GPA). Ai informoi se kërkesa për t'iu bashkuar kësaj marrëveshjeje, ku kompanitë vendase do të mund të marrin pjesë në tenderët ndërkombëtarë në 38 shtete anëtare, është dorëzuar në vitin 2017, ndërsa në fillim të vitit 2018 është paraqitur ofertë fillestare, e cila ende është subjekt diskutimi te anëtaret.

"Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në GPA është shumë i rëndësishëm sepse jemi fqinjë me dy shtete anëtare, Greqin dhe Bullgarin, që do të thotë mundësi më e madhe për kompanitë tona për të marrë pjesë në tenderët në këto vende. Në Ligjin e ri për prokurim  publik janë zbatuar të gjitha direktivat që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Si vend, ne do të jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj për t'u bërë vendi i 39-të i kësaj marrëveshjeje deri në fund të vitit ", tha Bekteshi.

Ministri gjithashtu njoftoi se pas turbulencave politike, ekonomia e vendit është stabile, vitin e kaluar pati një rritje të PBB prej 2.7 % dhe në tremujorin e parë të këtij viti rritja arriti 4.1%, duke tejkaluar parashikimet e Qeverisë.  Pritjet janë që deri në fund të vitit,rritja ekonomike të arrijë në mbi 4%.

"Në esencë treguesit ekonomikë të vendit janë përmirësuar.  Rritja e ekonomisë tani bazohet në ekonominë reale.  Papunësia ka rënë me 4.8%, prodhimi industrial është rritur me 8%, ne kemi rritur eksportet tona me 15 % në vit. Vetëm investitorët e huaj që punojnë në vend kontribuojnë në rritjen e eksportit prej 10 % në vit, "tha Bekteshi.

Njeriu i parë i OBT-së përgëzoi reformat që vendi arriti në periudhën e fundit, e cila sipas tij jep një mesazh të qartë për integrimin e mëtejshëm të tregtisë së vendit.

"Ju uroj për arritjet dhe progresin që keni bërë si një shtet që duket edhe në revizionin e suksesshëm të politikave tregtare.  Është një çështje shumë e rëndësishme dhe mundësi që vendit i hap dyert drejt anëtarësimin në OBT. Unë ju jap mbështetjen time të plotë në procesin e anëtarësimit në GPA, ne si Sekretariat do t'ju ndihmomjë të menaxhoni procesin, por vendimi është i shteteve anëtare. Ne kemi një mundësi të kufizuar për të ndikuar, por do t'i inkurajojmë anëtarët për të nderuar progresin që vendi juaj ka bërë për integrimin e mëtejshëm tregtarë ", tha Azevedo.

Ky është takimi i parë i drejtorit të përgjithshëm, Roberto Azevedo, i cili në krye të OBT-së është për së dyti herë, me një përfaqësues nga Republika e Maqedonisë  së Veriut.