Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi për revizionin e OBT-së: U konstatua progres i madh ekonomik në fund të vitit 2018, raporti pozitiv tregon se politikat e Qeverisë japin rezultate

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin, sot mbajtën konferencë për shtyp në të cilën prezantuan një pjesë të konkluzioneve nga raporti i fundit i Organizatës Botërore për Tregti (OBT), të cilat tregojnë përparim të madh ekonomik për vendin tonë,  krahasuar fundin e vitit 2018 me fundin e vitit 2012.

 

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij, theksoi se duke ndjekur faktet të cilët tregojnë rritje pothuajse në të gjitha fushat më të rëndësishme ekonomike, shteti ynë e zgjodhi rrugën më të mirë dhe ekonomia po ndjek atë rrugë.

 

“Organizata Botërore e Tregtisë, thotë se bruto prodhimi vendor, (BPV) në periudhën e revizionit, për kokë banori u rrit për më shumë se 40 përqind,  ndërkaq papunësia u ra nga 31 përqind në 18.7 përqind, në vitin 2018 krahasuar me vitin 2013. Organizata Botërore e Tregtisë  konstaton se deficiti në xhirollogarinë rrjedhëse ra nga 240 milionë euro (3.2 përqind e BPV) në vitin 2012 në 31.9 milionë euro (0.3 përqind e BPV) në vitin 2018. Kjo ka të bëjë me uljen e deficitit në bilancin tregtar dhe rritjen e tepricës në bilancin e shërbimeve,” informoi Kryeministri Zaev.

 

 

 

Ai gjithashtu shtoi se në revizionin e Organizatës Botërore të Tregtisë është regjistruar  se të hyrat-neto të investimeve të huaja të drejtpërdrejta janë rritur nga 131 milionë euro në vitin 2012 në 621,9 milionë euro në vitin 2018, me çka, siç theksoi Kryeministri Zaev, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Bruto Prodhimin Vendor në vitin 2012 kanë marrë pjesë me 1.5 përqind, ndërkaq në vitin 2018 me 5.8 përqind.

 

 

Në këtë drejtim, nënvizoi Kryeministri Zaev janë konkluzionet e OBT-së për pronësinë intelektuale, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka avancuar 25 vende më lartë në Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2019, që do të thotë se vendi ynë është i 59-ti, në krahasim me 84 që nga viti i kaluar.

 

Kryeministri Zaev gjithashtu përmendi situatën e trashëguar në vitin 2017, kur, siç vlerësoi, Qeveria trashëgoi një situatë katastrofike ekonomike dhe financiare, ndërsa pas marrjes së mandatit, iu përkushtuar në një seri projekteve infrastrukturore, rritja e industrisë e ndjekur nga rritja  e rrogës mesatare neto dhe rënia e papunësisë prej gati 5 përqind.

 

“Vijon  një cikël investimesh, rreth pesë miliardë euro: Janë projektuar një miliard euro në rrugë, mbi 1 miliard në hekurudha, mbi 1 miliard në energjetikë, me Hidrocentralin “Cebren”, me largpërçuesin në drejtim të Shqipërisë,  dhe me gazsjellësin, Qendër e re Klinike, investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, stacione për pastrimin e ujërave të zeza, fabrika regjionale për mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave, sisteme të kanalizimeve dhe ujësjellësve, shkolla dhe kopshte, si dhe projekte të tjera për nevojat reale të njerëzve”, theksoi Kryeministri Zaev për realizimet e Qeverisë në periudhën e ardhshme.

 

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij vlerësoi se Raporti i OBT-së, konfirmon që politikat e krijuara dhe të implementuara të Qeverisë japin rezultat dhe ekonomia po lëviz në drejtimin e duhur, duke shtuar se do të merren masa  për rekomandimet e dhëna.

 

“Rekomandimi i parë është rritja e kapaciteteve institucionale, i dytë është të luftojmë kundër ekonomisë gri dhe ne tashmë në fillim të vitit 2019 ndërmorëm masa konkrete, siç është vënia “TVSH-ja ime” dhe mundësia e kthimit të mjeteve materiale tek qytetarët dhe përmisimin e standardit të tyre  si dhe ndryshimi i pragut të pagesave të gatshme, që është ulur për 500 euro. Këto masa do të hynë në Raportin e ardhshëm të OBT,” nënvizoi ministri Bekteshi.

 

Ai nënvizoi se Qeveria do të vazhdojë me rritjen e mjeteve në Buxhet me çka do të ndikojë në cilësinë e jetesës dhe standardin e qytetarëve.

 

“Në raportin për revizionin e tregtisë së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë të qartë është deklaruar se vendi është njëkohësisht stabil edhe ekonomikisht edhe politikisht, që është bazë për rritje të qëndrueshme dhe është theksuar se ligjet, Ligji për energjetikë, Ligji për mbështjetjen e investimeve, Ligji për akciza dhe të ngjashme, tashmë kanë filluar të shfaqin retultate  dhe ne po ecim në atë drejtim”, tha ministri Bekteshi, duke iu falënderuar të gjitha institucioneve të cilat ishin të përfshirë në prezantimin e të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria nga viti 2017 e deri më sot, duke nënvizuar edhe njëherë që revizioni i tregtisë dhe politikës ekonomike është raporti më i rëndësishëm i OBT-së, i cili vlerëson politikën e përgjithshme ekonomike dhe tregtare dhe investimet, si dhe treguesit e pjesëmarrjes së politikës ekonomike në rritjen ekonomike.