Me fillim në orën 12:00, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 148-të të rregullt

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrat do të shqyrtojnë Informacionin për ndërtimin dhe pajisjen e çerdhes për fëmijë në Komunën Ilinden.

 

Para ministrave sot do të gjendet Informacioni për mbikqyrjet e inspektimeve të kryera për sigurinë e lodrave për fëmijë të cilet shiten në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në tremujorin e parë të vitit 2019.

 

Si material për informim, anëtarët e Qeverisë do ta shqyrtojnë Informacionin për planin e veprimit për punësimin e të rinjëve, 2016-2020.

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për mbledhjen e 148-të sjell propozim-programin për plotësimin e Programit për riprodhimin e zgjeruar të pyjeve për vitin 2019.

 

Sot Qeveria do të debatojë edhe për Informacionin në lidhje me nevojën e zbatimit të procesit për kontroll (veting) të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme në RMV.