Zaev dhe Borisov: Vazhdojmë të ndërtojmë miqësi, të ardhme të përbashkët evropiane, do ti zgjidhim të gjitha çështjet, ua kemi borxh gjeneratave të ardhme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe homologu i tij bullgar, Kryeministri Bojko Borisov, i cili sot është në vizitë zyrtare në vendin tonë, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën informuan se në takimin e tyre kanë biseduar për arritjet e përbashkëta, projektet aktuale që i lidhin dy popujt dhe për ardhmërinë e përbashkëte evropiane.

 

 

Kryeministri Zaev shprehu kënaqësi për vizitën e sotme të homologut të tij bullgar, e cila, siç potencoi, është pikërisht në dyvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë mike.

 

“Evropa e njohu entuziazmin tonë të përbashkët me të cilin Ballkanit i japim pamje të re. Për këtë arsyje, vendet bartëse të Procesit të Berlinit, vendosën se vitin e ardhshëm Bullgaria bashkë me Maqedoninë e Veriut do të jenë bashkëkryesues të procesit dhe bashkënikoqir të Samitit në korrik të vitit 2020”, theksoi Kryeministri Zaev duke shtuar se vitin e ardhshëm, bashkë me Kryeministrin Borisov në Sofje dhe Shkup do ti presin në takim të gjithë kryeministrat e Procesit të Berlinit dhe do të bisedojnë për idejat e reja evropiane të së ardhmes.

 

Kryeministri Zaev vlerësoi se lidhja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shfaqja e pjekurisë në nivel të lartë të bashkëpunimit, janë efekte që i ndjejnë të gjithë qytetarët e të dyja vendeve, në aspekt të ritjes së relacioneve afariste, gjë që tregon edhe ritja e shkëmbimit tregtar me Bullgarinë prej 12.8 % në vitin 2018, krahasuar me vitin e kaluar dhe investimet e hyra nga Bullgaria në vendin tonë, në vlerë prej më tepër se 35 miliona euro.

 

“Artistët dhe punonjësit në institucionet e kulturës krijuan platforma të reja për lidhje kreative ndërmjet maqedonasve, bullgarëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që jetojnë në dy vendet tona. Nuk është vetëm festivali “Një dashuri” ose “One love”. Të përmendim të gjithë ata që ndërtojnë urën e ndërlidhjes, ata janë edhe Vllatko Stefanovski dhe Teodosij Spasov, të cilët janë personifikime muzikore në frymën e Marrëveshjes, por edhe shfaqje teatrale në të dyja vendet, mbrëmje poetike, bashkëpunime ndërmjet ministrive në fushën e shëndetësisë, mbrojtjes, punëve të brendshme etj”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Njëkohësisht, Kryeministri Zaev theksoi se bashkë me Bullgarinë vendi ynë vazhdon me përkushtim dhe pa paragjykime të punojë për mënyrën e të kuptuarit dhe përcaktimin e të gjitha pikave historike dhe personaliteteve që na lidhin, duke i treguar Ballkanit, Evropës dhe botës, se sfidat tona mund ti zgjidhim përmes bisedimeve, respektit dhe durimit, pa ndërmjetësues.

“Sot vendosëm ti inkurajojmë dy komisionet, nga të dyja anët të vazhdojnë për zgjidhjen e çështjeve në vijim: Kemi zgjidhur tani më katër personalitete historike, të cilët bashkërisht i festojmë. Besoj se do të gjendet zgjidhje edhe për personalitetin historik, heroin Goce Dellçev”, theksoi Kryeministri Zaev, duke vlerësuar se Dellçev i lidh të dy popujt dhe për atë shkak në të dyja vendet vazhdojmë ta nderojmë, përmes gjuhës së mirëkuptimit, duke nënvizuar se pikërisht vizioni i Goce Dellçevit mbetet urë që lidh na lidh në përpjekjet e përbashkëta për Evropë të bashkuar.

 

Kryeministri Borisov theksoi se dy vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, tri shtetet, Bullgaria bashkë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë bërë përpjekje të mëdha për sigurimin e perspektivës së shtetit për realizimin e rrugës për Evropë.

 

Ai shtoi se kryesimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë se Procesi i Berlinit tregon se BE i njeh përpjekjet dhe i vlerëson politikant e guximshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vendimet e tyre për prosperitet në rajon.

 

“Shpresoj se historianët, jo vetëm që nuk do të pengojnë por do të përpiqen të gjejnë interpretimin e drejtë të historisë që na bashkon siç tha sot zoti Zaev, bashkë të përkulemi në varrezat e tyre”, tha Kryeministri Borisov, i cili nënvizoi se me atë janë anëtarët e Komisionit i cili punon për Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë dhe se çdo ditë janë aktiv dhe bisedojnë për të gjithë heronjtë të cilët dhanë jetën e tyre, u sakrifikuan që bashkërisht të mund të prosperojmë.

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë gjithashtu theksoi bashkëpunimin e mirë me Maqedoninë e Veriut në lidhje me projektet infrastrukturore, Koridorin 8.

 

Në pyetjen e gazetarëve se a mund të ndodhë që Bullgaria të pengojë integrimin e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Borisov ishte decid se as që mund të mendojë për një gjë të tillëe

 

Delegacionet e të dyja qeverive, e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë realizuan takim dypalësh, në të cilën biseduan për progresin e bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral.

 

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, i cili udhëheq delegacionin Qeveritar, paraprakisht u prit nga Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e Qeverisë me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore, me çka vijoi takimi tet-a-tet i dy kryetarëve të qeverive.

 

Në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar bullgar të cilin e udhëheq Kryeministri Borisov është parashikuar edhe nderim i përbashkët dhe vendosje kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas”, takim me Presidentin e shtetit Stevo Pendarovski dhe vendosje lulesh në monumentin e riparuar të kolonelit Konstantin Kavarnaliev në Dojran.