Kryeministri Zaev uroi festën fetare Kurban Bajramin: Urime festën e solidaritetit dhe kujdesit ndaj të tjerëve, ti kultivojmë këto vlera si investim i përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të gjithë qytetarëve të besimit islam, Bashkësisë Fetare Islame, kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman Rexhepi si dhe anëtarëve, u dërgoi urim me rastin e festës së madhe Kurban Bajramit.

 

“Të gjithë besimtarëve të bashkësisë fetare islame ua uroj festën e Kurban Bajramit, u dëshiroj ditë të lumtura dhe të qeta festive, me urime të përzemërta që festën ta kalojnë në disponim dhe shëndet të mirë,” qëndron në urimin e Kryeministrin Zaev.

 

“Kurban Bajrami është festë e solidaritetit, humanizmit, kujdesit ndaj të tjerëve, unitetit dhe barazisë. Këto janë vlera të cilat duhet të jenë udhëheqëset tona të përbashkëta në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë. Ti kultivojmë këto vlera si investim i yni i përbashkët për një ardhmëri me prosperitet. Shkëlqimi madhështor dhe fisnik i kësaj feste, le të shkëlqejë në shtëpitë e të gjithë besimtarëve. Gëzuar festën!”, theksohet në urimin Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, me rastin e festës së Kurban Bajramit, me dëshirë për shumë gëzime, qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi në shtëpitë e të gjithë besimtarëve të fesë islame.