Kryeministri Zaevi takohet me përfaqësues të më shumë institucioneve nacionale : Mbështetje nga Qeveria për institucionet shkencore, të rëndësishme për afirmim të vlerave kulturore nacionale

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua  me përfaqësues të disa institucioneve nacionale në vend me të cilët bisedoi për avancimin e kushteve për plotësimin dhe përparimin  e veprimtarisë shkencorë-hulumtuese.

Kryeministri Zaev në takimin me udhëheqësit e Institutit për Gjuhë Maqedonase “Kërste Misirkov”, Institutit për Literaturë Maqedonase, Institutit  për Histori Kombëtare, Institutit për Folklor “Marko Cepenkov”, të gjithë nga Shkupi si dhe të Institutit  për Kulturë të Sllavishtes së Vjetër nga  Prilepi  e theksuan mbështetjen e Qeverisë për avancimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese si imperativ për afirmimin e vlerave nacionale kulturore në shtet.

Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit  e institucioneve kombëtare e kanë potencuar rëndësinë e mbështetjes së institucioneve në të gjitha segmentet vitale, siç janë përmirësimi i   kushteve për punë shkencore dhe projekteve, rritje të kuadrit të arsimit të lartë, si dhe bashkëpunimit të tyre, përmes participimit të përbashkët në realizimin e projekteve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.