Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt të 150-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 150-të me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës dhe tema në interest ë qytetarëve.

Në këtë mbledhje me propozim të Shoqatës aksionare për kryerje të veprimeve energjetike MER në pronësi shtetërore do të prezantohet Informata për dinamikën dhe mjetet financiare për realizimin e projekteve për ndërtimin e gazësjellësve magjistralë, aksi rrugor “Gostivar-Kërçovë” dhe aksi rrugor “Sveti Nikole – Veles”.

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së do të njoftohet edhe me informatën për përpilimin e Ligjit për donacion të ushqimit të tepruar.

Nga informacionet për të cilat Qeveria e RMV-së do të sjellë mendim janë edhe Informata për punën e Komisionin Ndërqeveritar Maqedonas – Rus për bashkëpunim tregtar- ekonomik dhe bashkëpunim  shkecor-teknik ndërmjet RMV-së dhe Federatës Ruse, si dhe Informata për dhënien e pëlqimit për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për përpilimin e ndryshimit dhe plotësimit të Projektit për infrastrukturë për ndërtimin e hekurudhës Kumanovë – Beljakovcë, Komuna e Kumanovës me Propozim-vendim.

 

Mbledhja e 150-të e rregullt e Qeverisë së RMV-së, me pikat e tjera të shumta të rendit të ditës, është paraprë të fillojë sot në orën 12:00.