Përmes MSIP u nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësit, furnizimit me makineri në 12 komuna

Sot, për 12 komuna u vendosën në dispozicion 165 milionë denarë përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale - MSIP, të cilin e realizon Ministria e Financave me mbështetje të Bankës botërore. Mjetet do të përdoren për ndërtimin e rrugëve lokale, ujësjellësit, rinovimin e çerdheve, furnizimit me makineri dhe ndërtimin e një skejt parku. Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi sot nënshkroi marrëveshje me kryetarët e komunave të: Tetovës, Koçanit, Dellçevës, Bërvenicës, Butellit, Debërcës, Ilindenit, Kisella Vodës, Gazi Babës, Gjevgjelisë dhe komunës Çeshinovë - Obleshevë.

Nga mjetet e përgjithshme 136.8 milionë denarë janë hua me kamatë të volitshme, nën 1%, ndërsa 28 milionë denarë janë mjete grant për komunat.

- Me zbatimin e këtyre projekteve, banorët e këtyre 12 komunave do të marrin shërbime më të mira komunale. Siç mund të shihni, ka komuna nga të gjitha rajonet. Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale e ka pikërisht këtë qëllim, që përmes huave, por edhe mjeteve grant të stimulojë investimet në projekte kapitale që do të përmirësojnë kushtet e jetesës për të gjitha komunat në vend.

Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, hua do të marrin komuna e Tetovës, Koçanit dhe Dellçevës. Ato do të përdoren për ndërtimin e bulevardeve dhe rrugëve. Në Tetovë, do të vazhdojë bulevardi "Vidoe Smilevski - Bato", me hua prej 60.6 milionë denarë, që është arterјa kryesore e komunikacionit për trafik transporti ngarkues i cili qarkullon nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari drejt vendkalimit kufitar.

Në Koçan, me anë të 43.9 milionë denarë do të ndërtohen apo do finalizohet ndërtimi i 11 rrugëve, nga të cilat gjashtë janë në pjesën urbane, ndërsa pesë janë të lokalizuara në pjesën rurale në fshatrat Tërkanje dhe Orizar. Në Dellçevë me 32.3 milionë denarë do të realizohet rekonstruimi i dy rrugëve ekzistuese dhe një rrugë tokësore në qytet.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi se projekti që do të realizohet në komunën e saj - vazhdimi i bulevardit “Vidoe Smilevski - Bato”, është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut.

-Secila komunë, duhet të jetë e aftë në aspektin kreditor për projekte të tilla. Realizimi i projekteve të tilla përmirëson shërbimet komunale të ofruara për qytetarët dhe me anë të kësaj sigurohen kushte më të mira për jetesë nëpër komuna - tha Arifi.

Grant mjete marrin komuna e Bërvenicës, Butelit, Debërcës, Gostivarit, Ilindenit, Kisella Vodës, Gazi Babës, Gjevgjelisë dhe komuna Çeshinovë - Obleshevë. Ato do të përdoren për ndërtimin e ujësjellësit, ndërtimin e skejt parkut, rinovimin e çerdheve, furnizimin e makinerive dhe ndriçimin e rrugëve. Komuna e Gazi Babës, grantin prej 5.13 milionë denarë do e shfrytëzojë për "Ndërtimin e rrjetit primar dhe sekondar të ujësjellësit për fshatin Rashtak - krahu 1 dhe krahu 7 në pjesën e poshtme". Komuna e Kisella Vodës me anë të mjeteve grant prej 4.74 milionë denarë do të bëj ripërtëritjen e energjisë në çerdhen "Veseli Cvetovi - objekti Mimoza".

Gjevgjelia me grant mjete në vlerë prej 4.17 milionë denarë do të ndërtojë rrjet të ujësjellësit në gjatësi prej 1.7 kilometër në lagjen Karaorman. Buteli me grantin prej 3.66 milionë denarë do të furnizohet me makinë speciale - fshesëtare.

Bërvenica me grantin prej 3 milionë denarë, gjithashtu do të furnizohet me makineri për realizimin e shërbimeve komunale. Ilindeni fiton grant prej 2.9 milionë denarë me anë të së cilit do të bëj ndërtojë një pjesë skejt parku.

Gostivarit fiton grant mjete prej 2.6 milionë denarë ku do të furnizohet me makinë për mirëmbajtjen e ndiçimit publik.

Grantin prej 1.5 milionë denarë e fiton edhe komuna Çeshinovë - Obleshevë, ku do të furnizohet me automjet dhe makineri. Komuna e Debërcës fiton grant prej 336 mijë denarë me anë të së cilave do të furnizohet me pajisje kompjuterike për komunën.

Kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski, tha se zbatimi i një projekti për ndërtimin e rrjetit primar dhe sekondar të ujësjellësit në fshatin Rashtak do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë. Ai theksoi se projekte të tilla lokale përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve në komuna.

Përndryshe, vlera e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, realizuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës botërore dhe Komisionit evropian arriti në 100 milionë euro. Me këto mjete, deri më tani u financuan mbi 230 projekte kapitale në të gjitha komunat në vend.