Kryeministri Zaev: I hedh poshtë si të rrejshme të gjitha thëniet e paraqitura në tekstin gazetaresk i cili i referohet thënies së dikujt para Prokurorisë Publike për rastin “Zhvatje” për gjoja përfshirjen time në këtë rast

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Prilep, në pyetjet e përfaqësuesve të medieve të komentojë shkrimet në media të caktuara  të cilat publikuan pjesë të thënies së Orce Kamçevit para Prokurorisë Publike dhe të cilët nga ato nxjerrin përfundime se Kryeministri ka penguar hetimin e rastit “Zhvatje”, në mënyrë kategorike i hedh poshtë të gjitha thëniet në tekstin gazetaresk dhe i bën thirrje prokurores publike Ruskoska të konfirmojë besueshmërinë e procesverbalit të publikuar.

“Gjithsesi ne do të padisim, pasi që kjo nuk është e vërtetë. Unë disa herë kam refuzuar publikisht çfarëdo lidhje me Bojan Jovanovskin dhe me rastin “Zhvatje”.  Sot e kësaj dite, unë qëndroj në këto qëndrime. Dua që ato të publikohen. Obligim i prokurorisë është të publikojë,  a është thënë kështu. Siç kam lexuar sot në mëngjes, është publikuar një faqe e procesverbalit, ndërsa në vazhdim është përshkruar pjesa tjetër e përmbajtjes, me çka bëhet manipulim serioz”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

Ai theksoi se gjithmonë i inkurajon gazetarët të hulumtojnë dhe të paraqesin më të rëndësishmen në interes të publikut, por nëse bëjnë manipulime, sigurisht, se do të ketë përgjegjësi.

 

“Në këtë proces do t’i hapim dokumentet edhe  për publikun do të tregojmë se gazetari që ka lëshuar këtë shkrim – gënjen”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Në pyetjen, a do të kërkojë përgjegjësi politike nëse vërtetohet se politikanë të përmendur janë përfshirë në rastin “Zhvatje”, Kryeministri Zaev edhe në këtë rast përsëriti se për secilin në shtet duhet të ketë përgjegjësi, nëse vërtetohet se është fajtor.

Ai shtoi se personalisht nuk beson se asnjë nga zyrtarët e lartë të LSDM-së është i përfshirë në këtë rast, por gjithsesi lë që hetimi të vërtetojë.

 

“Inkurajoj hetimin, inkurajoj Prokurorinë Publike, gjyqësorin në tërësi. Obligim i ynë është të krijojmë kushte për hetim të pavarur përmes tërë procedurës, e cila do t’i japë të gjitha përgjigjet në interes të opinionit dhe qytetarëve. Edhe një herë theksoj, kjo është përballje e mirë, sfidë që të tregojmë të gjithë si shtet, vallë a dimë të ballafaqohemi me devijime, krime në shoqëri. Raste të tilla ka kudo në botë, por më e rëndësishme është se si shteti ballafaqohet me to përmes të gjitha institucioneve të cilat, në përputhje me ligjin, janë thirrur”, u përgjigj Kryeministri Zaev.

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së shtoi se ky rast konfirmon nevojën për një plan shoqëror në luftën kundër lajmeve të rreme.

 

“Kryeministri për të cilin flasim sot e përfshin këtë çështje. Gazetari që ka publikuar informacionin manipulon dhe shkruan gjëra të cilat nuk mund t’i dëshmojë. Përfundimisht ky është lajm i rrejshëm, i cili siç shihni ka preokupuar të gjithë opinionin. Por, unë si qytetar Zoran Zaev dhe jo si Kryeministër, do të padis gazetarin, që të mundemi edhe përmes atij mjeti të luftojmë kundër lajmeve të rreme. Lajme të rreme dinë të vënë në konflikt shtetet dhe ne do të zgjedhim mënyrën më të mirë për të luftuar kundër tyre”, theksoi në fjalën përmbyllëse të përgjigjeve për gazetarët Kryeministri Zaev.