Kryeministri Zaev nga vendi i kapluar me zjarr në afërsi të Velesit: Do të përgjigjen të gjithë ata të cilët shkaktojnë zjarre dhe djegin fatin e njerëzve, ndërsa ne do të ripërtërijmë brezin pyjor rreth liqenit Mlladost

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, të cilat janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit në lokacionin rreth liqenit “Mlladost” dhe fshatit Otovica, në afërsi të Velesit, sot e vizituan vendin e prekur nga zjarri.

Para vizitës në këtë lokacion, Kryeministri Zaev ka biseduar me kryetarin e komunës Veles, Ace Kocevski, shefin e njësisë zjarrfikëse territoriale – Veles, Ljupço Lepidovski, me përfaqësues të njësisë lokale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të SPB – Veles, të Ndërmarrjes publike Derven dhe Ekonomisë pyjore Babuna, të Kryqit të Kuq dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Agron Buxhakun, drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza, me komandantin e brigadës zjarrfikëse Shkup dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, me të cilët bisedoi për përvojat, koordinimin dhe përkrahjen e ndërsjellë në situata të tilla.

Kryeministri Zaev në deklaratën për mediat, që pasonte pas mbikëqyrjes në vendin e shkaktuar nga zjarri dhe në afërsi të liqenit Mlladost, tha se pikëlluese janë skenat në terren dhe shtoi se e ndan pikëllimin dhe brengën me qytetarët, të cilët pardje gjatë stuhisë së zjarrit janë ballafaquar me rrezikun për shëndetin, jetën, pronat, por edhe kujtimet.

“U shpreh ngushëllime banorëve të Velesit, të cilët për disa orë humbën një nga vendet më të preferuara për piknik. Posaçërisht i madh është zemërimi që e ndjej në këtë rast, pasi është e qartë se kjo ka ndodhur nga moskujdesi njerëzor. Porosia ime deri te ata të cilët kanë ide të djegin fate njerëzore, është se do të përgjigjen. Nuk do të ketë tolerancë për ata të cilët kanë shkatërruar diçka që natyra dhe njerëzit me qëllim të mirë e kanë kultivuar me dekada. Zero tolerancë si mësim dhe parandalim për të gjithë që luajnë me zjarr dhe me fatin e njerëzve dhe mjedisit jetësor”, tha Zaev.

Ai dërgoi falënderim të madh deri te zjarrfikësit e Velesit, si dhe deri te kolegët e tyre nga Shkupi, Kavadari, Negotina, Gjevgjelia, Prilepi, Shtipi dhe Sveti Nikole, si dhe deri te pjesëtarët e Armatës të Maqedonisë së Veriut si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kontributin e tyre, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrës për Menaxhim me Kriza, NP Pyjet e Maqedonisë, dhe veçanërisht për të gjithë vullnetarët, të cilët me orë të tëra pa kursyer shëndetin dhe jetën e tyre, parandaluan katastrofë më të madhe.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev, tha se dëmet dhe pasojat janë të mëdha dhe afatgjate, dhe për atë shkak jemi të detyruar të marrim mësim.  

“Pas katastrofave të këtilla, njësite e vetëqeverisjeve lokale duhet ti ndryshojnë prioritetet e tyre. Kryesore duhet të jetë siguria dhe shëndeti i qytetarëve dhe mjedisit jetësor. Qeveria do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve për parandalimin e këtyre rasteve.

Në përfundimin e kësaj deklarate për mediat, Kryeministri Zaev porositi se  brezi pyjor rreth liqenit Mlladost dhe gjithandej ku vendet e shkaktuara nga zjarri lënë pasoja, do të ripërtërihen, do të mbijnë fidanë të reja.

“Do të fillojë një jetë e re. Rinia (Mlladost) do të jetojë në Veles. Dekadat e nevojshme për revitalizim do ti shndërrojmë në vite. Komuna e Velesit, Qeveria dhe NP “Pyjet Nacionale” do të zbatojnë plan të shpejtë dhe të koordinuar për pyllëzim masiv.  Do të përpiqemi maksimalisht për pyllëzim të jashtëzakonshëm me fidanë adekuate, me çka ky territor përsëri do të ketë funksionin e një pylli me të gjitha parametrat ekologjike që nevojiten për mjedis jetësor të shëndoshë. Do të ndajmë mjete nga Buxheti për sigurimin e fidanëve”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zaev dhe shtoi se banorët nga Velesi, Shkupi dhe të gjithë qytetarët nga vendi ynë, përsëri do të vijnë në vendin e tyre të preferuar për piknik, dhe shtoi se Qeveria, bashkë me Bankën Botërore dhe BE-në, do të vazhdojnë me realizimin e projektit për zhvillimin e turizmit në lokacionin liqeni Mlladost, duke përfshirë edhe lidhjen me tubacion në lokalitetin liqeni i Velesit me digën Lisiçe për ujitjen e rajonit.