Kryeministri Zaev në Kuvend: Politikat ekonomike të Qeverisë japin rezultate, të ardhurat nga kontributet nuk kanë qenë asnjëherë më të larta, paratë kthehen te qytetarët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë mbledhjes në Kuvend e arsyetoi Propozimin për zgjedhjen e dy ministrave të rinj për financa dhe ministrin e angazhuar për rregulloren për përmirësimin e klimës investuese, për ndërmarrjet e vendit, në përgjigjen e dhënë për deputetët e partisë opozitare, dhe theksoi se propozimi është në përputhje me vazhdimësinë e sukseseve ekonomike.

 

“Të ardhurat nga tatimi personal janë më të larta për 15.6 %. Më i lartë është rritja e kontributeve në shtet. Në tërë rriten të gjitha parametrat. Vijmë me Rebalanc të Buxhetit nga java e ardhshme, ku do të kemi realizim maksimal të Buxhetit pothuajse në të gjitha aspektet. Definitivisht, të gjitha politikat ekonomike konfirmojnë uljen e papunësisë dhe atë në përqindje të madhe, rritje e Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB), rritje historike e investimeve...”, tha Kryeministri Zaev duke shtuar se përfundimisht të gjithë parametrat ekonomike tregojnë se opozita frikësohet nga rezultatet ekonomike.

Kryeministri Zaev theksoi se të gjitha masat efektive janë të dukshme për publikun dhe përsëriti se 4.1 % është rritja e BPB-së, për pesë përqind është ulur papunësia edhe atë 17.8 %.

 

“Industria po rritet me mbi 8 %, të ardhurat në Buxhet janë rritur për më shumë se 10 % nga viti i kaluar dhe e gjithë kjo është dëshmi se ekonomia po jeton. Investimet e huaja janë më të larta se më parë, që nga pavarësia e shtetit tonë, 625 milion euro investime të huaja kishim vitin e kaluar dhe këtë vit vazhdon trendi”, theksoi Kryeministri Zaev para deputetëve.

 

Ai përsëriti se ky trend i rritjes së investimeve do të vazhdojë, për shkak se ekonomia çdoherë rritet kur vendet janë integruar në NATO dhe BE dhe kur politikat ekonomike të Qeverisë kanë dhënë rezultate njejtë si tek ne.

 

“TVSH-ja ime muajin e kaluar solli 15 milion euro, edhe këtë muaj do të sjell 15 milion euro, masat ekonomike japin rezultate sepse ato janë thelbësore”, tha Kryeministri Zaev duke shtuar se këto para do të kthehen te qytetarët dhe do të ndikojnë në standardet më të larta të tyre.