Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 152-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në orën 13:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 152-të me më shumë pika në rend të ditës nga Programi i punës e që janë në interes të qytetarëve.

 

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informata me rekomandim nga organizimi i trajnimeve nga ana e institucioneve shtetërore në RMV, me propozim të Agjencisë për zhvillim të turizmit.

 

Me propozim të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të ujërave do të shqyrtohet Informata për nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, mes ministrisë sonë dhe Ministrisë së Bujqësisë të Mbretërisë Hashemite të Jordanit.

 

Ministrat sot do të shqyrtojnë informatat për pjesëmarrjen e RMV-së në Politikën e përbashkët të jashtme dhe politikën e sigurisë të Bashkimit Evropian në periudhën 1 janar – 30 qershor të vitit 2019, për ngritjen e statusit të RMV-së në Aleancën ndërkombëtare për përkujtimin e holokaustit IHRA, si dhe Informatën për qasjen e vendit tonë në rajonin e Adriatikut dhe Jonit.

 

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen Informata për punën e Komisionit për zbatimin e reformave në sistemin pensional dhe Raporti vjetor për zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas në vitin 2018.