Takim i Kryeministrit Zaev me delegacionin e Komisionit të Venedikut: Republika e Maqedonisë së Veriut është model i një partneri në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit dhe ka simpatitë e Evropës për avancim në integrimet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministren për Drejtësi, Renata Deskoska, u takua me delegacionin e Komisionit të Venedikut të udhëhequr nga shefi i delegacionit, Tomas Merkert.

 

Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut është model i një partneri në Komisionin, sepse praktika tregon se shteti jonë i zbaton rekomandimet e Komisionit të Venedikut.  

 

Në takim u diskutua për aspektet e zbatimin të Ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për të cilat vendi ynë kërkoi mendim nga Komisioni i Venedikut.

 

Kryeministri Zaev theksoi se Komisioni i Venedikut është partner i vlefshëm i shtetit tonë, i cili është i përcaktuar të ndërtojë shtet të drejtë, me të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjithë qytetarët, në kuadër të konceptit Një shoqëri për të gjithë, i cili është pranuar edhe nga opinioni i vendit edhe nga Bashkimi Evropian.

 

“Duam të arrijmë standardet dhe praktikat evropiane, në pjesën e respektimit të të drejtave të njeriut edhe në këtë drejtim presim propozime nga Komisioni i Venedikut. Ne si Qeveri njoftuam edhe para sjelljes së Ligjit, se do të respektojmë mendimin e Komisionit të Venedikut edhe Gjykatës kushtetuese. Qëllimi i ligjit është përmbushja e nevojave praktike të qytetarëve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të ndjehen të mbrojtur dhe me besim ndaj institucioneve të sistemit. Ne si shtet jemi Evropë në pakicë dhe për ne është me një rëndësi të madhe që të vendosemi sipas standardeve evropiane, të zbatueshme për vendin tonë, duke pasur parasysh se në vjeshtë presim vendim pozitiv për datën për fillimin e negociatave me BE-në, ndërsa në dhjetor përfundimin e integrimeve në NATO. Të gjitha këto procese të vendit dhe ndërkombëtare të rëndësishme për qytetarët hapin rrugë për zhvillim ekonomik të shtet,it që tashmë po i jep rezultatet e para”, tha mes të tjerash Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me Komisionin e Venedikut dhe shtoi se i njëjti do të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në mënyrë të veçantë në rezultate në reforma gjyqësore dhe luftën me krimin dhe korrupsionin.

 

Në takim u la përshtypja se vendi ynë, me ndryshime pozitive dhe përparim, ka simpatinë e publikut evropian dhe ndërkombëtar, gjë që pritet të rezultojë me përparim në proceset e integrimit evropian.