Kryeministri Zaev: nuk ka kompromisë për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, lendët e PSP-së do të vazhdojnë të procedohen në gjykatë, insistimi i opozitës që krimi të amnestohet nuk do të kalojë.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot në deklaratë për media informoi për takimin e liderëve që mbrëmë u mbajt në Kuvendin e RMV-së.

Deklaratën e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në tërësi:

“Sinqerisht, jam shumë i dëshpëruar nga rezultati i takimit të liderëve dhe nga sjellja e oponentëve, nga pala tjetër me të cilët negociuam, z.Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në.

Kisha një shpresë, se megjithatë është e mundshme se gjatë dy viteve të fundit, të arrijnë të ndryshojnë sjelljen dhe se do të dalin nga kthetrat e paraardhësve të tyre, por kjo nuk ndodhi.

Ata nuk tërhiqen nga  sjellja që përsëritet që nga negociatat e Përzhinës. I njëjti tregim ishte me Marrëveshjen e Prespës. I njëjti tregim edhe tani. Gruevizëm deri natën vonë.

Vazhdimisht, çdo herë, sa do që të arrijmë ndonjë avancim në fusha të tjera, sa do që të lëshojmë pe dhe të kemi kompromis në negociata, në fund, çdo herë, vazhdimisht, tek Mickoski gjithçka bazohet në një kërkesë : Amnisti ose shkatërrim, ndalim ose dhënie fund të rasteve nga regjimi i kaluar. 

U munduam për gjithçka. Të dalim përball çdo kërkesë në mënyrë të arsyeshme, të drejtë dhe të duhur. U munduam të shohim me sytë e opozitës. Të jemi kreativ, por të  mos lejojmë që vijat e kuqe të kalohen. Ballafaqohemi me kërkesë të pamundshme, kërkesë e cila është kundër çdo logjike, kundër drejtësisë, kundër BE-së dhe NATO-s. Kundër qytetarëve, kundër vlerave, standardeve. Ata kërkojnë që lëndët e PSP-së, të jenë nën kontrollin e tyre që përfundimisht të ndalen. Asgjë më tepër.

Ata kërkojnë të ua mbulojmë krimin. Vetëm kjo është  e rëndësishme për VMRO-DPMNE. As që ju intereson BE dhe NATO, as sundimi i së drejtës. As interesat e qytetarëve as përparimi i vendit.

Kjo është konkluza ime. Ky është qëllimi që duan të arrijnë. Prandaj është e vështir që të arrihet marrëveshje. Prandaj mbrëmë nuk arritëm marrëveshje.

Ne nuk do ta pranojmë këtë që është qëllimi i tyre përfundimtar. Nuk guxojmë të lejojmë atë.

Më vjen keq që Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të jenë të robëruar nga udhëheqësia e tyre e mëparshme dhe nuk arrijnë të shohin se tani është momenti që të gjithë tregojnë se jemi për shtet të së drejtës dhe për drejtësi.

Tërësisht kundër principit të së drejtës, kërkuan që të gjitha lëndët deri me 30 qershor 2017 ti merr prokuror i zgjedhur nga ata.  Dihet pse, me qëllim që më pas ato lëndë ti shkatërrojnë, deri në ndalimin e procedurës së lëndëve.  Kërkuan që me ligj të vuloset fati dhe të ndalen të gjitha parahetimet dhe hetimit për lëndët pas 30 qershorit. Të mos precizohet në zgjidhjen ligjore se çka me këto  lëndë që janë në procedurë hetimore dhe parahetimore.  Ne në interes të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në cilën do qeveri, ofruam formimin e prokurorisë së re e cila do të ndjek korrupsionin e lartë, në të cilën prokurori i parë do të zgjedhet me propozim të opozitës – por ata nuk i intereson lufta kundër korrupsionit, atyre ju intereson që të shpëtojnë krimin e regjimit. Të mbulohen lëndët dhe të anulohen.

Prokurorinë e re e rekomanduam të jetë në të njëjtin nivel për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. I siguruam që lëndët të kalojnë te Jovevski. Të gjitha përfshirë edhe ato në procedurë hetimore dhe parahetimore. Të gjithë të shkojnë tek Jovevski dhe ai të vendos se si do ti shpërndajë, çka do të punohet me to, gjithsesi, ato që janë në procedurë gjyqësore të vazhdojnë aty ku kanë mbetur, të shpërndahen te prokurorët kompetent  dhe të vazhdojnë me punë.  Për ato lëndë në fazë hetimore dhe parahetimore, ai të vlerësoi se a ka dëshmi të mjaftueshme apo jo, a janë të kompletuara dëshmitë që të ngrihet akt paditës. Të vendos shteti i së drejtës dhe jo politikanët.

Prokuroria për krimi dhe korrupsion të organizuar të mbetet siç është. Gjegjësisht, qëllimi ishte se nuk janë ulur politikanët Zaev dhe Mickoski dhe grupet e punës nga të dyja koalicionet që të vendosin të ndërrojnë prokurorë, në mes të mandatit, në fillim të mandatit, ata të udhëheqin me prokurorinë. Jo. Edhe këtë e siguruam.

Risi ishte të formohet kjo prokurori e re që të dalim në ndihmë opozitës, e cila do të jetë Prokuroria për ndjekjen e korrupsionit të lartë dhe të fillojë me hetime. Propozimi të vjen nga ana e opozitës, ta konfirmoj Kuvendi, dhe në fund ta verifikoj Këshilli i Prokurorëve.

Propozuam që kjo Prokurori për korrupsion të lartë të themelohet, të sigurohen resurset, të jetë e pavarur financiarisht, ashtu siç edhe ka qenë deri më tani në bisedime dhe të vjen propozimi për prokuror nga ana e opozitës me qëllim që të gjenerohet besimi me çka të fillohen hetimet për korrupsion të lartë.

Të hap lëndë prej  tani e tutje, por mund të vlej edhe për lëndët nga viti 2013 deri në vitin 2017, varësisht nga kodi penal se ndonjë lëndë është vjetruar ose jo.  Që do të thotë se kjo prokurori mund të ndjek edhe kryetarin e komunës Zaev nga viti 2015, ndonjë person tjetër, nga qeveria e tashme ose e kaluar, por edhe të hap lëndë të reja.

Për ata me rëndësi ishte vetëm që kjo prokurori ti marr të gjitha lëndët nga PSP-ja ku udhëheqësi do të jetë me propozim të opozitës. Kjo është absolutisht e papranueshme për shkak se nuk ekziston mundësia se dikush mund të garantoj se ky udhëheqës në një moment nuk do të vendos të shkatërroj të gjitha lëndët, ti tërheq, ose ti anuloj. Kjo është

absolutisht e papranueshme.

Në ketë pjesë në bisedimet e mbrëmshme mundësuam që opozita të ndjehet e kyçur në proces, të besoj në proces. Dhamë kështu ide kreative, prandaj u bënë edhe pauzat që të bëhen konsultimet.

Për fat të keq, u bë e ditur se Mickoski është i gatshëm që ta sakrifikojë datën e NATO-s dhe BE-së, vetëm që të amnistoj krimin e VMRO-DPMNE-së. Kjo është e papranueshme. Ne do të luftojmë kundër asaj deri në fund.

Për në fund, çdo zgjidhje ligjore  sillet në Kuvend. Deputetët do të dinë se çka votojnë dhe se ndonjë një zgjidhje a do të jap ardhmëri lëndëve apo do ti shkatërroj ato.

Edhe njëherë apelojë, në prag të vendimit për datën e bisedimeve, opozita të kuptoj se sa është e rëndësishme të tregojmë se mund ti vendosim interesave shtetërore para interesave partiake.

Lëndët nga PSP-ja do të vazhdojnë të procedohen në gjykatë, pa ndikimin  e Zaevit, aq më pak të Mickoskit. Nuk ka kompromis rreth këtyre çështjeve.

Drejtësi dhe shtet të së drejtës do të ketë.

Për çdo epilog tjetër përveç marrjes së datës për negociata, pas gjitha angazhimeve, është e qartë se fajtorët e vetëm do të jenë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe VMRO-DPMNE si parti. Këtë përgjegjësi ata do të duhet ta pranojnë.

Dua të tregoj që e kuptoj edhe reagimin tuaj, reagimin e gazetarëve, me  të cilën shprehët revolt nga takimi i gjatë.

Ju sigurojmë që qëllimi ynë  i vetëm është të arrijmë rezultat, të arrijmë përparim në bisedime, në interes të qytetarëve dhe vendit dhe para opinionit të dalim me lajme të mira për zgjidhjen e arritur.

Më vjen keq që nuk arritëm deri tek marrëveshja dhe sot i tregoj arsyet se pse është ashtu.