Kryeministri Zaev në Samitin e kryeministrave të shteteve të Grupit të Vishegradit dhe partnerëve shtetëror të Ballkanit Perëndimor: Sukseset e reformave në vend dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët, na japin kredibilitet të jemi të suksesshëm

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot, në kuadër të vizitës një ditore në Prag, Republika Çeke, morri pjesë  “Samitin e kryeministrave të shteteve të Grupit të Vishegradit dhe të kryeministrave të shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor”.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev shprehu falënderim të madh deri tek nikoqiri, Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish për organizimin e Samitit në këtë format për herë të parë, dhe tha se ky Samit shënon angazhimin e vërtet për bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë në mes shteteve të Grupit të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Grupit të Vishegradit çdo herë kanë qenë  mbështetës i fort dhe i zëshëm i shteteve të rajonit nga Ballkani Perëndimor në proceset dhe angazhimet e tyre për integrim në BE dhe të gatshëm të ndajnë eksperiencat e tyre nga proceset euro-integruese, por edhe të rrisin bashkëpunimin ekonomik me vendin dhe rajonin tonë,” theksoi Kryeministri Zaev në Samit.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zaev theksoi se vendi bëri përparim të dukshëm dhe tani gjendet në periudhën kyçe për të ardhmen shtetit.

“Pres që anëtarësimi i yni në NATO të ndodh shpejt, pas dhjetë rekomandimeve pozitive për Komisionin Evropian, konkluzat optimiste të Këshillit (viti 2018 dhe 2019) dhe rezultat që i krijuam – gjithnjë e  më shumë jam i bindur se jemi të përgatitur të fillojmë këtë udhëtim dhe të ballafaqohemi me  sfidat që i sjell ky proces.

Sukseset të cilët i realizuam në reformat në vend dhe në mbylljen e çështjeve dypalëshe të hapura, na japin kredibilitet të vërtetojmë se do të jemi të suksesshëm në procesin aderues,” tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se bashkëpunimi i afërt me vendet-anëtare të BE-së do të kontribuoj për menaxhimin me sfidat në agjendën politike të BE-së, siç janë ndryshimet klimatike, energjetika, ambienti jetësore si dhe ndikimet e jashtme, siguria dhe migracioni.

 

 

Në fjalimin e tij në “Samitin e kryeministrave të shteteve të Grupit të Vishegradit dhe të kryeministrave të shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor” në Prag, Kryeministri Zaev shprehu falënderim dhe vlerësoi Deklaratën për Ballkanin Perëndimor veçanërisht inkurajuese me të cilët liderët e vendeve të Grupit të Vishegradit e konfirmojnë mbështetjen e tyre të sigurt për aderimin e shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe bindjen se bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë pa aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE.