Kryeministri Zaev në lëshimin në përdorim të terminalit doganor në kalimin kufitar Qafë Thanë: Terminali i ri do të kontribuoj në rritjen e qarkullimit, do të reduktoj kohën e formaliteteve kufitare dhe dukshëm do të përmirësoj infrastrukturën

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot morri pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen e organizuar të Drejtorisë Doganore të RMV-së, me rastin e lëshimit në përdorim të terminalit doganor në pikën kufitare Qafë Thanë.

Në vazhdim në tërësi ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev:

“Kam kënaqësinë të marr pjesë dhe të mbajë fjalim me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore të terminalit doganor në pikën kufitare Qafë Thanë.

Investimi në zhvillimin e infrastrukturës në vend është një nga prioritetet e kësaj Qeverie, ndërsa në realizimin e këtij prioriteti ndihmë e madhe është mbështetja e Bashkimit Evropian, veçanërisht fondet IPA të cilat janë dispozicion. Në këtë rast shpreh falënderimin tim dhe të Qeverisë deri te BE, për mbështetjen në arritjet e nivelit të lartë në të gjitha fushat publike në vendin tonë dhe integrimin në Union.

Sektori i transportit ka rol të rëndësishëm në vënien në praktikë të katër lirive themelore të cilat janë thelbi i BE-së – qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, ndërsa për vënien e tyre në praktikë dhe promovimin është i nevojshëm zhvillimi i infrastrukturës moderne.

Ngjarja e sotme – vënia në përdorim e kalimit kufitar të rinovuar dhe bashkëkohor Qafë Thanë, përsëri është në drejtim të përmirësimit të lidhjes. Gjendemi në njërin nga kalimet më të frekuentuara kufitare në vend të Korridorit 8, në të cilin në vit kalojnë qindra mijëra mjete transportuese, brenda dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky terminal do të kontribuojë në rritjen e qarkullimit të dërgesave të mallrave, reduktimin e kohës së nevojshme për kryerje të formaliteteve kufitare dhe dukshëm do të përmirësojë infrastrukturën për zbatimin e mjeteve bashkëkohore për inspektim. Jemi të bindur se me vënien e tij në funksion, do të përshpejtohet qarkullimi i komunikacionit të mallrave, i cili vitet e fundit shënon rritje të vazhdueshme mesatare prej 10 deri më 15% në vit.

Me këtë terminal do të përshpejtohet dhe lehtësohet shkëmbimi i mallrave nëpërmjet kalimit më frekuentues kufitar drejtë Republikës së Shqipërisë, ndërsa njëkohësisht janë siguruar investime shtesë me të cilat do të lehtësohet dhe përshpejtohet transporti drejtë Korridorit 8 Pan Evropian. Punojmë në mënyrë intensive për implementimin e vendimit për menaxhim të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë “One Stop Shop”, që edhe më shumë do të reduktojë kohën e pritjes së transportuesve, me çka do të ulen shpenzimet e operatorëve ekonomik.

Dogana është institucioni i parë me të cilën përballemi në një vend dhe ajo e jep fotografinë e parë për atë si funksionon sistemi në shtet. Me kënaqësi mund të them se Drejtoria Doganore e RMV-së është institucion modern, e cila kontribuon në krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe mbrojtjen e interesave të shtetit.

Drejtoria Doganore ka arritur nivel të lartë të përgatitjes për anëtarësim në BE, që u potencua në të gjitha raportet e  Komisionit Evropian për avancimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Kjo është arritur me përkushtimin, entuziazmin dhe punën sistematike të të punësuarve në Drejtorinë Doganore, për arritjen e standardeve të nevojshme, por gjithashtu edhe me mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në këtë rrugë.

Mbetemi të përkushtuar që edhe më tej të punojmë për lehtësimin e tregtisë dhe transportit dhe me rendësi është që jemi duke hapëruar në rrugën e duhur.

Edhe njëherë falënderoj qytetarët e vendeve anëtare të BE-së që si pagues tatimorë kontribuojnë në këto të mira të përhershme që mbeten në dispozicion të qytetarëve të RMV-së por edhe të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Faleminderit dhe urime lëshimi në përdorim i këtij terminali të ri”.