Kryeministri Zaev në Komunën e Llozovës: Është shumë i rëndësishëm fokusi i politikave lokale për kontribut më të madh për përditshmëri më të mirë për qytetarët e mjediseve lokale

Për dy vite jo të plota Komuna e Llozovës ka marrë godinën të re, në hapësirë prej 420 metër katrorë me 16 zyra, të gjitha të pajisura me pajisje për zyra dhe teknologji të reja kompjuterike. E gjithë kjo u është lënë në funksion të administratës komunale me qëllim të vetëm – në mënyrë sa është e mundshme më të mirë të përmbushen nevojat e qytetarëve, tha mes të tjerash, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në ngjarjen e Komunës, ku u shënua lëshimi në përdorim i godinës së re të Komunës.

 

“Në komunat, në vendet e banuara, në bashkësi, në komunitetet lokale, zhvillohet jetë, përditshmëria e qytetarëve tanë.  Për këtë arsye është me rëndësi të madhe të fokusohemi në politikave lokale, të zgjidhjeve më praktike të cilat do të kontribuojnë për të bërë përditshmërinë e qytetarëve në mjediset lokale më të mirë dhe më cilësor për jetesë. Tu mundësojmë gjithçka për jetë të denjë, e cila i plotëson të gjitha kërkesat e tyre”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai potencoi se kryetari Aco Vellkovski, me mbështetje të Këshillit, ka arritur, krahas kthimit të borxheve, me punë transparente ekonomike, ta vendosë komunën në rrugë të drejtë edhe financiarisht. Komuna e Llozovës tashmë nuk ka detyrime dhe kjo i mundëson që mjetet financiare që i merr nga qytetarët, përsëri tua kthejë nëpërmjet projekteve me interes të të gjithë banorëve të Komunës.

 

Në godinën e re komunale, krahas administratës komunale për një periudhë të shkurtër do të jenë në funksion dhe zyrat administrative të Ndërmarrjes Publike për Veprimtari Komunale, si dhe të zyrave rajonale të Agjencisë për Punësim, të Ministrisë të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

 

“Ky është kontribut më shumë për përmbushjen e një pjese të çështjeve më të rëndësishme për qytetarët siç janë punësimi, zgjidhja e çështjeve sociale dhe çështje të lidhura me bujqësinë si veprimtari më e zhvilluar në këtë komunë”, theksoi Kryeministri, dhe bashkë me urimet porositi që tani me rëndësi është që bashkë me kushtet e mira për punë, të vijojnë masa dhe zgjidhje në interes të qytetarëve të cilët gjithmonë duhet të jenë në qendër të vëmendjes.