Deklarata e Kryeministrit Zaev pas takimit të liderëve: Arritëm konsensus për zgjedhje më 12 prill, besoj se qytetarët me mençuri do të vendosin për përcaktimin e rrugës sipas të cilës ne politikanët do të udhëheqim vendin dhe popullin tonë

“Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Fillimisht të përshëndesim nismën e Presidentit të shtetit. U mblodhëm për një pikë të vetme me të drejtë që ne të shtojmë pika. Pika e vetme në rendin e ditës ishte diskutimi rreth udhëheqjes së shtetit në funksion të ardhmërisë sonë pas zhgënjimit apo gabimit historik nga Brukseli. Unanimisht përfunduam se integrime euroatlantike janë qëllimi ynë përfundimtar. Mbetemi të gjithë të përkushtuar në integrimet euroatlantike, nuk pranojmë asnjë zëvendësim të integrimeve euroatlantike për shkak se qytetarët presin nga ne që ti sjellim vlerat evropiane këtu, ti përjetojmë të gjitha dhe mbeten si aspirata për të bindur Brukselin se procesi i zgjerimit mund të durojë modifikime të caktuara në pjesën e asaj që ishte diskutuar si metodologji e negociatave aderuese ose ngjashëm. Por, ne presim anëtarësim të plotfuqishëm në BE gjegjësisht tanimë mundësi e ardhshme kur do të mblidhet Këshilli Evropian gjithsesi të sjellë vendim për fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në. Përshëndes vendimin dhe qytetarët duhet të dinë se mbetemi në rrugën që sjell demokracinë, e cila sjellë më tepër vlera, e cila sjell vlera evropiane, sundimin e së drejtës, liri dhe të drejta njerëzore, gjegjësisht të jemi të barabartë me të drejtat, jetën që e jetojnë qytetarët e vendeve anëtare të BE-së.

 

Pikë e dytë, e cila u dedikohet të pranishmëve është që të bisedohet për caktimin e datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kishim diskutim të gjithë, kisha nderin si Kryeministër, i cili thirri për zgjedhje Parlamentare të shpejta, që të jap propozimin. Propozimi ynë ishte që më 22 ose 29 dhjetor menjëherë të shkojmë në zgjedhje, për shkak se në këtë mënyrë shpejtë, në një periudhë kur nuk ndodh diçka dramatike, do të mundeshim të përfundojmë procesin zgjedhor. Populli të tregojë përcaktimin e tij, në cilën rrugën po ec shteti, dhe në këtë mënyrë të presim që Spanja në dhjetor ose janar të bëjë Ratifikimin e Protokollin të NATO-s, ndërsa ne të kemi tanimë Kuvendin funksional, i cili pasi që të ratifikojnë të gjitha 29 vendet anëtare, mbetet Kuvendi ynë të ratifikojë protokollin e NATO-s, ta deponojmë në Uashington dhe me këtë RMV-ja të bëhet anëtare e NATO-s. Kishte reagime nga të pranishmit. Partia më e madhe opozitare komentoi se në rast të tillë nuk ka 100 ditë Qeveri, se do të duhej të shqyrtohen edhe opsionet e tjera dhe më pas të rishikohen opsionet 22 mars, 29 mars, 12 prill, 19 prill. Erdhëm në përfundim se 12 prilli është i rëndësishëm, pasi që për shembull, festohen Pashkët ndërsa më 19 prill fillon edhe agjërimi i qytetarëve tanë nga besimi islam.  Do të duhej që para festave të mëdha, kur edhe feston populli ynë, qofshin krishterë ose qytetarë nga besimi islam caktuam që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet.  Kjo do të thotë, arritëm konsensus, të gjithë jemi të pajtimit, më 12 prill, qoftë me fat për të gjithë qytetarët dhe vendin tonë, besoj se më 12 prill qytetarët do të sjellin vendim, me të cilin do të përcaktojnë rrugën sipas të cilit ne  politikanët, të cilët do të marrim mbështetjen e qytetarëve, do të udhëheqim vendin dhe popullim”.

значи, постигнавме консензус, сите сме согласни, на 12-ти април, нека им е со среќа на сите граѓани, нека е со среќа на нашата земја, верувам дека на 12-ти април граѓаните мудро ќе донесат одлука, на којашто одлука ќе го трасираат патот по којшто ние политичарите, којшто ќе добиеме поддршка од граѓаните ќе ја водиме нашата земја и нашиот народ“.