Kryeministri Zaev për pyetjet e gazetarëve: Vijojnë konsultime për qeveri teknike, është hapur çështja e modelit zgjedhor, përmes Parlamentit të përforcojmë pluralizmin në shtet

Sa do të zgjasë qeveria teknike, sa do të zgjasë mandati dhe a mendoni se kush do të vijë  në vendin tuaj?

- Gjithsesi, do të bëjmë konsultime shtesë. Për mua është e rëndësishme, sonte të shkoj në konsultime me partnerët e koalicionit, të mund t’i arsyetoj të gjitha këto detaje, ose kjo është e arsyeshme për të gjithë, duhet  edhe partnerët e koalicionit të japin mbështetje për këtë punë. Njëkohësisht, njëqind ditë të Qeverisë vlejnë. Nëse i llogarisim prej prapa, vjen diku para janarit, në pjesën e vendosjes në përputhje me  Ligjin, dhe në të njëjtën kohë, ajo e cila është gjithashtu e rëndësishme, përmes diskutimeve brenda Aleancës Socialdemokrate me partnerët e koalicionit të caktojmë një kryeministër i cili do ta drejtojë qeverinë teknike, nga 3 janari deri në formimin e qeverisë së re.

Çka ndodh me regjistrimin e popullsisë?

 - Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të përfundojë këtë pranverë, do të diskutojmë që regjistrimi i popullsisë të mbetet për vitin 2020. Ky është qëndrimi im, mund ta përfundojmë pas zgjedhjeve, nëse Enti Shtetëror i Statistikës është i gatshëm ta përfundojë pas zgjedhjeve. Regjistrimi i popullsisë duhet të përfundohet si procedurë. Këtu nuk bisedojmë në detaje për regjistrimin e popullsisë, sepse të gjithë jemi të dakord, për 17 vite nuk kemi bërë regjistrim të popullsisë si shtet, që nga viti 2002. Është e rëndësishme që sa më parë të realizojmë  regjistrimin e popullsisë, pë arsyet se pse bëhet regjistrimi dhe kjo është për zbatimin e politikave ekonomike, zhvillimin e barabartë rajonal, etj.  

Lidhur me Kodin Zgjedhor, Kryeministri Zaev para gazetarëve deklaroi:

- Kemi kohë deri atëherë për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Të gjithë kemi rënë dakord që rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së duhen përfshirë. Unë besoj se do ta bëjmë. Diskutuam gjithashtu për modelin zgjedhor. Disa  duan të flasin edhe për modelin zgjedhor, disa nuk duan, por kjo datë na jep mundësinë të flasim për modelin zgjedhor. Si president i partisë më të madhe politike në vend, mendoj se shteti duhet të shkojë drejt demokratizimit të procesit. Edhe një herë përmend që Aleanca Socialdemokrate ka një model zgjedhor i pranueshëm, dhe listat e hapura janë gjithashtu të pranueshme. Unë dua të dëgjoj nga partitë më të vogla politike, sepse ne shpesh mblidhemi me partitë më të mëdha dhe nuk varet vetëm nga ne për të vendosur. Kam pasur një takim me ta, ata janë për një elektorant, besoj se shteti do të jetë në gjendje të shkojë drejt një demokratizimi më të madh përmes procesit zgjedhor, pra modeli zgjedhor për të forcuar pluralizmin në shtet përmes Parlamentit.