Kryeministri Zaev në bisedë telefonike me Stoltenberg: Mbetemi të përkushtuar në integrimet euro-atlantike, zgjedhja jonë strategjike dhe sovrane

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në bisedë telefonike shkëmbyen mendime për vendimin e BE-së  që të shtyj fillimin e negociatave të vendit tonë  për anëtarësim në union.

 

Kryeministri Zaev ja përcolli Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg disponimin e qytetarëve në vend nga gabimi historik i BE-së, që të mos i miratoj bisedimet e pritshme për aderim si anëtare e barabartë si dëshpëruese dhe frustuese, përkundër faktit se RMV i ka plotësuar të gjitha kushtet.

 

Kjo nuk duhet  dhe nuk do të ndikoj në realizimin e qëllimit të dytë nga dy qëllimet më të mëdha strategjike të shteti- anëtarësimi në BE dhe nga zbatimi i reformave deri në fund për ti implementuar vlerat evropiane në të gjitha institucionet tona, në të gjithët poret e jetesës sonë, ka theksuar gjatë bisedës me Stoltenberg Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zaev. 

 

Në bisedën telefonike me Stoltenberg, Kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen e NATO-s në integrimin tonë euro-atlantik dhe theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Aleancë, si zgjedhja e saj strategjike dhe sovrane që të jetë anëtarja e 30-të.

 

Kryeministri Zaev informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për rezultatet e takimit të liderëve me presidentin Pendarovski dhe për marrëveshjen e përbashkët  për të organizuar zgjedhje të parakohshme më 12 prill të vitit të ardhshëm.