Kryeministri Zaev për emisionin “360 gradë”: Ne nuk do të pranojmë debat tjetër përveç atij për avancimin e procesit të aderimit për anëtarësim në BE

Në intervistën për emisionin “360 gradë”, në pyetjen si e komenton mendimin e Presidentit të Francës, Makron që duhet të merret parasysh se disa prej vendeve kandidate për anëtarësim në BE, në vend që t’u ofrojë  partneritet strategjik, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.

 

“Ne nuk do të pranojmë debat tjetër, si për shembull ai për partneritet strategjik, e jo për anëtarësim. Mund të marrim pjesë dhe duam të marrim pjesë në debat për avancimin e procesit të aderimit. Ne vetë e bëjmë atë, përmes proceseve tona, përmes proceseve integruese në BE të vendeve të tjera të rajonit. Të mëdha janë përvojat si kontribut për debat për metodologjinë e aderimit dhe nga proceset, siç është ai i Berlinit ku në mënyrë shumë aktive marrim pjesë. Pse nuk është e pranueshme ideja e Presidentit Makron? Ne sigurisht do të kalojmë shtatë deri tetë vjet në procesin e  negocimit të kapitujve. Kjo do të thotë që do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së, pasi që të riformohemi nga brenda dhe për këtë do të na ndihmojë procesi i aderimit dhe  përmbyllja e kapitujve”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Ai shtoi se beson që Presidenti i Francës Makron do ta pranojë këtë dhe do të dërgojë sinjal inkurajues se këtë proces duhet ta fillojmë ashtu siç  është rënë dakord deri më tani.

 

“Ai sinjal nuk më duhet mua. Ai do të jetë sinjal i popullit tonë. Për të mbajtur dhe ruajtur motivimin. Këtë motivim duhet ta ruajmë edhe nga mbështetja e 27 vendeve anëtare të BE-së që kishin një qëndrim të qartë se kemi merituar hapjen e procesit të negocimit nëpërmjet hapjes së kapitujve të aderimit.  Edhe Danimarka edhe Holanda në fund u  pajtuan  dhe këtë me përgjegjësi e pohoj. BE mbetet e përkushtuar, edhe pse kalon përmes këtij debati, këtë duhet ta zgjedhin  brenda. Dhe do ta zgjidhin. Sinqerisht shpresoj se nuk do të zgjasë deri në maj”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për emisionin “360 gradë”.