Zaev: Stabiliteti politik dhe ekonomik solli kompaninë gjermane Gerresheimer e cila do të hap 400 vende pune

Prej sot fillon faza finale e ndërtimit të fabrikës së kompanisë gjermane “Gerresheimer” e cila do të jetë 12,500 metra katrorë, në të cilën produktet e para të dedikuara për industrinë farmaceutike dhe mjekësore do të fillojnë të prodhohen në fillimin e gjysmës së dytë të vitit 2020 dhe në të cilën do të hapen 400 vende pune.

Me këtë rast sot në Zona e Zhvillimit Teknologjik Industrial 2 në Bunarxhik u mbajt ceremoni në të cilën Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se e gëzon përcaktimi i menaxherëve për investime të reja, për përhapjen e kapaciteteve edhe për vende të reja pune.

“Politikat po japin rezultate. Krijojnë ambient ekonomik në vend. Të gjitha vendimet e mëdha politike që i bëmë, ne fakt ishin për shkak të zhvillimit ekonomik, për mbështetjen e investimeve, për vende të reja pune, për paga më të larta. Punë të përkushtuar për tërheqjen e investitorëve të jashtëm të mirënjohur, për mbajtjen e kontakteve të mira me investitorët e rinj, por edhe për stimulimin e kompanive të vendit ti zgjerojnë kapacitetet e tyre dhe të investojnë në kapacitete të reja është politika e cila deri tani ishte dominonte dhe do të vazhdojmë të gjithë në këtë drejtim”, tha Kryeministri Zaev.

Au shtoi se për momentin vetëm në Bunarxhik, në ZZHTI 1 dhe ZZHTI 2 realizohen 12 objekte të reja të investitorëve të jashtëm, vlera e të cilëve është rreth 155 milionë euro. Në fazën e parë këto kompani punësojnë rreth 1100 persona, ndërsa në pajtueshmëri me biznes planet e tyre, numri i përgjithshëm i vendeve të reja të punës duhet të arrijë mbi 4,300.

Vendimi i “Gerresheimer të investojë në Maqedoninë e Veriut është një nga dy investimet që erdhëm menjëherë pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësim në NATO.

"Stabiliteti politik dhe ekonomik na ka siguruar një nivel të vlerës për investimet e huaja të cilat thyejnë rekordet që nga pavarësia së vendit. Ne nuk ndalemi këtu. Ne po punojmë në një industrializim të fortë bazuar në teknologji të larta dhe punë të paguara mirë për qytetarët tanë ", tha Zaev, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se ne do të vazhdojmë të përparojmë në hap me vendet e zhvilluara për të siguruar vende pune në kompani të tilla si Gerresheimer ", me një nivel të lartë të procesit teknologjik.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev gjatë fjalimit të tij në ngjarjen e sotme, theksoi faktin se investimi i Gereshmajer konfirmon trendin e tërheqjes së kompanive të teknologjisë së lartë.

"Më gëzon që nga të gjitha destinacionet, Gerresheimer ka zgjedhur Maqedoninë e Veriut. Kompania ka 40 fabrika në të gjithë botën, punëson 10,000 punëtorë dhe ka një qarkullim vjetor prej 1.4 miliardë eurosh. Kjo është një kompani që nuk bën kompromis me cilësinë sepse jeta e njerëzve varet nga produktet e tyre", tha Angjushev.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se ky investim konfirmon se jemi në rrugën e drejtë si Qeveri në tërheqjen dhe mbështetjen nga investitorët e jashtëm.

Na gëzon kjo kompani është pjesë e atyre që vijnë me teknologji të përparuar. Unë gjithashtu jam i kënaqur me fjalët e menaxherëve të Gerresheimer që ata ndihen si në në shtëpi që do të thotë që ne ofrojmë kushte që janë afër planeve të tyre të zhvillimit të biznesit, ”tha Bekteshi.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë Tomas Gerberih tha në fjalimin e tij se Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe meriton anëtarësimin në BE dhe se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj të plotë.

"Në këtë drejtim ne do të vazhdojmë t'i motivojmë kompanitë tona të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 200 kompani në të cilat ka kapital gjerman punësohen 20,000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Investimet tona do të kontribuojnë në krijimin e mëtutjeshëm të një ekonomie të shëndetshme në vend, për të qenë konkurrues në tregun e përbashkët evropian, "tha Ambasadori Gerberih.

Nënkryetari i Gerresheimer Oliver Borgel dhe drejtori ekzekutiv Ditmar Zimsen shprehën falënderimet e tyre për mbështetjen gjatë përgatitjeve dhe realizimit të investimit nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë për Zhvillim Industrial Teknologjik, duke theksuar se vendimi për të investuar në Maqedoni mes të tjerash është sjellë për shkak të potencialit të profesionistëve me motivim të lartë për t'u angazhuar në fabrikë, si dhe për përputhjen e politikave të zhvillimit të Gerresheimer me mbështetje të Qeverisë për investime të huaja.