Kryeministri Zaev: Masën për heqjen e kuotave për barnat me recetë në të gjitha barnatoret e zbatojmë me sukses, janë përforcuar edhe kontrollet për ti përmirësuar shërbimet

Lidhur me masën  për heqjen e kuotave për barnat me recetë në barnatoret në tërë shtetin, që zbatohet nga fillimi i këtij muaji, nga 1 tetori, Kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e Fondit për Sigurim Shëndetësor shprehën kënaqësi për implementimin e suksesshëm, duke informuar se janë përforcuar kontrollet dhe janë tejkaluar pengesat e shfaqura.

 

“Këtë muaj, edhe vetë qytetarët mundeshin të sigurohen, kemi barna në dispozicion gjatë tërë muajit. Vizita në barnatore dhe bisedat me qytetarët e konfirmojnë këtë. Kuotat për barna nga 1 tetori janë hequr në gjithë territorin. Nuk ka më pritje të gjata, ditët e para të muajit, gjë që në të kaluarën ndodhte. Nuk ka më panik dhe frikë te qytetarët që do të mbesin pa barnat e duhura. Tanimë në çdo kohë të ditës, në çdo kohë të javës dhe në çdo kohë të muajit kanë barna nga lista pozitive. Që nga fillimi i implementimit të masës së FSSH-së u përforcuan kontrollet dhe u larguan pengesat. Gjatë rebalancit të Buxhetit, gjatë buxhetimit, ne e përforcojmë Fondin për Shëndetësi, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti i njerëzve”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë  theksoi se me ndryshimet e reja, të cilat në konferencë për shtyp i paralajmëruan përfaqësuesit e Fondit për Sigurim Shëndetësor , për rritjen e kompensimit nga 16 % në 18 % për barnatoret të cilat kanë kyçur marrëveshje me Fondin për Dhënien e Barnave, si dhe kompensimi për barnat e shtrenjta do të jetë 180 denarë për recetë, kompensohet mungesa e të gjitha barnave, përfshirë edhe mbulimin e tërësishëm të njëqindpërqind kohor dhe sasior të barnave të nevojshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Sipas Kryeministrit Zaev, me këto dhe me masat tjera që do të vijojnë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në ndërtimin e sistemi  të qëndrueshëm, në dispozicion, kualitativ dhe financiarisht afatgjatë për mbrojtje shëndetësore, me kujdes të veçantë për profesion dinjitoz shëndetësor të qytetarëve në qendrën e  sistemit shëndetësor.