THIRRJE PUBLIKE për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjes shtytëse me GLN (LPG), metan ose lëndë tjetër alternative për lëvizje të automjeteve

Institucion: 
Ministria e Ekonomisë
Рок на пријавување: 
02.12.2019

Në përputhje me Programin për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve të blerjes dhe instalimit të një pajisje shtytëse me GLN (LPG), metan ose lloji tjetër të karburantit alternativ në një automjet ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 220/19), Ministria e Ekonomisë shpall:

THIRRJE PUBLIKE
për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjes shtytëse me GLN (LPG), metan ose lëndë tjetër alternative për lëvizje të automjeteve

I

Lënda e thirrjes publike është kompenzimi deri në 50% të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e një pajisje shtytëse me GLN (LPG), metan ose lloji tjetër të karburantit alternativ në automjet, por jo më shumë se 18.000 denarë për automjet.
Sipas Programit për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjes shtytëse me GLN (LPG), metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjete janë parashikuar mjete në shumë totale prej 15.000.000 denarë.
Do të kompenzohen vetëm shpenzimet për blerjen dhe instalimin e pajisjes shtytëse me GLN (LPG), metan ose karburant tjetër alternativ në automjetin e bërë pas datës së publikimit të kësaj thirrjeje publike.

II

Një pjesë e shpenzimeve të pjesës II të këtij programi do të kompenzohen vetëm për një automjet për familje.

III

Të drejtë pjesëmarrjeje në thirrjen publike kanë personat fizik, pronarë të automjeteve të prodhuara që nga viti 2005 e këndej, të cilët do të blejnë dhe instalojnë pajisje me GLN (LPG), metan ose karburant tjetër alternativ në automjete.

IV

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesë e plotësuar, e cila mund të merret nga arkivi i Ministrisë së ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të ministrisë (www.economy.gov.mk );
- deklaratë për vërtetësinë e të dhënave dhe vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur, të vërtetuar nga një noter nën përgjegjësi morale dhe materiale, i cili mund të merret nga arkivi i Ministrisë së ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë (www.economy.gov.mk) ;
- llogari fiskale (në origjinal) me një llogari faturë, ose faturë (në origjinal) me një deklaratë të bankës tregtuese për pagesë të bërë për blerjen dhe instalimin e pajisjes shtytëse GLN (LPG), metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjete, të lëshuar pas datës së shpalljes së thirrjes publike;

- kopje e noterizuar e çertifikatës së regjistrimit të automjetit, ku është evidentuar ndryshimi (instalimi i një pajisje shtytëse me GLN (LPG), metan ose karburanti tjetër alternativ në automjet), ose një vërtetim për një pajisje të integruar për gaz të lëngshëm të naftës ose gazit të kompresuar tokësor në automjet, i lëshuar nga një person juridik i autorizuar (nga Ministria e ekonomisë) kopjen e licencës së automjetit (lejen e qarkullimit), të vërtetuar nga noteri, ku është regjistruar ndryshimi (instalimi i pajisjes shtytëse me GLN (LPG), metan ose karburant tjetër alternativ në automjet), ose vërtetim për pajisje të integruar për shtytje me gaz të lëngshëm të naftës dhe/ose gaz të kompresuar tokësor në automjet.
- fotokopje e letërnjoftimit;
- numri i llogarisë së transaksionit;

VII

Aplikimet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm dhe fletëpagesat dorëzohen në një zarf të mbyllur në Arkivin e Ministrisë së ekonomisë, rr. Juri Gagarin nr. 15, Shkup, çdo ditë pune nga ora 9.30 deri në ora 15.00.

Zarfi duhet të përmbajë:
Deri tek Ministria e ekonomisë
Për "Thirrje publike për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve të blerjes dhe instalimit të pajisjes shtytëse me GLN (LPG), metan ose lloj tjetër karburanti alternativ në automjete", me shënim "MOS E HAP".
Çdo aplikant ka të drejtë të aplikojë vetëm për një automjet në familje.
Gjatë paraqitjes së aplikimit, aplikanti nga Arkivi i Ministrisë së ekonomisë merr një numër arkivi me datën e paraqitjes së kërkesës.
Nëse kërkesa dorëzohet me postë si datë e paraqitjes së kërkesës, do të konsiderohet data kur është pranuar dhe regjistruar kërkesa në Arkivin e Ministrisë së ekonomisë.
Kontrollimi dhe përzgjedhja e aplikantëve që plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Thirrjen publike do të bëhet në përputhje me parimin "KUSH VJEN I PARI, SHËRBEHET I PARI", përkatësisht, sipas renditjes së paraqitjes dhe arritjes së Kërkesave në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë.
Nëse fondet shfrytëzohen derisa thirrja publike ende zgjat, Ministria e ekonomisë do të publikojë një Njoftim për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në faqen e saj të internetit www.economy.gov.mk.
Aplikimet do të shqyrtohen nga një Komision i themeluar nga Ministri i Ekonomisë.
Afati i fundit për dorëzimin e Aplikimeve sipas kësaj Thirrjeje është 02.12.2019.
Kërkesat që janë jo të plota do të refuzohen.
Aplikimet e pranuara pas skadimit të afatit të aplikimit nuk do të merren në konsideratë.