Kryeministri Zaev dhe ministrja e Financave Angellovska me gazetarë të më shumë mediave: Buxheti është likuiduar dhe real, shprehje e politikave të mëdha dhe vendimeve të guximshme

Propozim-buxheti për vitin 2020 është real dhe shpreh  rritjen e ekonomisë, i cili është bazë për projektimin e Buxhetit, theksoi Kryetari  i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  mbrëmë në televizionin nacional para gazetarëve dhe redaktorëve nga më shumë  media në emisionin  kushtuar Buxhetit të vitit e  ardhshëm, bashkë me ministren e Financave Nina Angellovska.

Duke theksuar se rritja e Buxhetit po lëviz në mënyrë logjike dhe reale pa dallim se a vijon vit i zgjedhjeve, Kryeministri Zaev, vlerësoi se kjo është  shprehje e politikave të mëdha, si dhe vendimeve të guximshme dhe proceseve integruese në vend që kanë një ndikim serioz në ekonomi.

Kryeministri Zaev njoftoi se edhe ky vit është vit i ekonomisë, siç flet edhe rritja e pagave për disa kategori të qytetarëve për vitin 2019, si dhe rritja e participimeve për mbështetjen e investimeve vendase dhe të huaja.

“Po përfundojmë gjysmë vjetorin e parë me 3.6 % rritje, në një vit kur patëm zgjedhje presidenciale, kur pritej të bie rritja. Përkundrazi, ne presim që tremujori i tretë të ketë një ritëm më dinamik të rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë, ne presim një nivel optimal, në mënyrë që të mund të bëjmë një shpërndarje të drejtë për të gjithë përdoruesit e buxhetit, palët e interesuara dhe sektorët në shoqëri, siç janë, kapitali njerëzor dhe mbështetja e sektorit të biznesit. E gjithë kjo nënkupton standard më të lartë ekonomik të qytetarëve tanë ”, nënvizoi Kryeministri Zaev.

Në lidhje me projektimin real të buxhetit, ministrja e Financave Angellovska, si dhe Kryeministri, theksuan se ana e të ardhurave është parashikuar duke marrë parasysh relaksimin e butë të politikës tatimore që favorizon sektorin privat. Ministrja, shtoi se krahas asaj që është i pezulluar në pritje është vënë tatimi progresiv, prapëseprapë ka lehtësime tatimore dhe përjashtime të prezantuara nga reforma tatimore e vitit 2019 që mbeten dhe japin një kontribut pozitiv.

 “Duhet të kemi parasysh që rritja e pagës minimale do të japë  kontribut pozitiv në mbledhjen e të ardhurave. Nga ana tjetër, rritja e pagave në ekonomi, si dhe relaksimi i politikës tatimore sipas përkufizimit, sigurojnë një numër më të madh të tatimpaguesve që nuk  kërkojnë mënyra për të shmangur pagimin e taksave ”, tha ministrja e Financave.

Ministrja Angellovska duke shtuar se Buxheti është i likuiduar theksoi se debati transparent dhe hapja e Buxhetit përmes debateve, konfirmon se duke përfshirë muajin  shtator,  janë realizuar 75%  të të hyrave, që do të thotë se në mënyrë të suksesshme janë duke u mbledhur të hyrat e projektuara.