Kryeministri Zaev në Forumin për lidershipin e të rinjve në Novi Sad: Udhëheqësit politik duhet të sigurojnë të gjitha kushtet që të rinjtë të pranojnë dhe udhëheqin valën e ndryshimeve në vendet e tyre dhe në rajon

Transformimi që ka filluar të ndryshojë rajonin dhe i cili krijon kushte që të zbatojmë standardet evropiane në jetën e përditshme dhe në komunikimin midis popujve në rajon, dhe nuk ka asnjë mesazh më të mirë për të ardhmen tonë në dhjetë vitet e ardhshme, kur të rinjtë janë mbledhur në një vend për të dërguar mesazh se janë të inkurajuar dhe të motivuar dhe se dëshirojnë në mënyrë aktive të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së tyre në rajon dhe në Evropë, tha sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në pjesëmarrjen e sesionit plenar përfundimtar "Ballkani Perëndimor në vitin 2030 – Vizione.Dëshira. Realitete.” në kuadër të Forumit të katërt për lidershipin e të rinjve që u mbajt në Novi Sad.

"Liderët politikë nga rajoni duhet të sigurojnë përmbushjen e të gjitha kushteve që të rinjtë të pranojnë valën e ndryshimeve këtu, në vendet e tyre, në rajon dhe për tu bërë një pjesë konkurruese e Evropës. Rajoni po ndryshon dhe është  proces i pandalshëm, dhe të rinjtë duhet të jenë shtytës të këtyre ndryshimeve. Nuk mund të presim dikë tjetër për të na ndihmuar ”, tha Kryeministri Zaev.

 

Ai theksoi se duhet të sigurojmë të gjitha kushtet që të rinjtë të marrin pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat përballet rajonit ynë dhe Evropa.

"Ne të gjithë jemi të inkurajuar nga potenciali i rajonit tonë për të prodhuar bashkëpunim, lajme të mira, reforma dhe zgjidhje të problemeve, si dhe nga miqësitë që kemi në të gjithë Evropën dhe botën. Të gjithë jemi fuqishëm të motivuar për të bërë  nga ne dhe për ne për ti treguar gjithë botës që nacionalizmi, konfliktet dhe problemet janë pas nesh, dhe fryma progresive, dëshira për bashkëpunim dhe zgjidhja e problemeve të përbashkëta janë para nesh, "tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në lidhje me vendimin për tu mundësuar  fillim të  negociatave të vendit tonë dhe Shqipërisë, dhe e cila pati një ndikim të negativ të fuqishëm në të gjithë rajonin, potencoi se kjo nuk duhet të ndikojnë në motivimin për shndërrimin e shoqërive në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe që reformat dhe ndryshimet në harmonizim me standardet evropiane duhet të marrin dinamikë më të shpejtë. "Para disa vitesh vështirë uleshim në të njëjtën tavolinë, ndërsa tani bashkërisht po fillojmë nisma, bashkëpunojmë, i ndihmojmë njëri tjetrit, që rezultoi në ndërtimin e miqësive të dukshme.

Këtë e bëjmë përmes Procesit të Berlinit dhe Zonës Ekonomike Rajonale. Por gjithashtu e bëjmë edhe nëpërmjet procesit të bashkëpunimit të përparuar rajonal që e nisëm me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Rama. Realizuam nismë të sinqertë dhe të dobishme  për të gjithë në rajon. Nëpërmjet dialogut, miqësisë, nëpërmjet bashkëpunimit, me mundësi për të rinjtë do të përshpejtojmë proceset zhvilluese në këtë pjesë të Evropës e që janë në interes të të rinjve”, theksoi Krymeinistri Zaev në sesionin plenar përmbyllës “Ballkani Perëndimor në vitin  -Vizione. Dëshira. Realitete.”, si dhe në konferencën për shtyp menjëherë pas Forumit të katërt për lidershipin e të rinjve që u mbajt në Novi Sad.