Kryeministri Zaev në fillimin e fushatës “Nuk ka arsyetim – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Me ndjenjën e përgjegjësisë të zhvillojmë kulturë që nuk pranon dhunën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut, Zoran Zaev mbrëmë mbajti fjalim në  fillimin e fushatës "16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore", të organizuar nga UNDP, si pjesë e festimit të Ditës Ndërkombëtare për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave.

"Ne mund të dëgjojmë shumë arsye për dhunën,  por asnjë arsye nuk është e mjaftueshme për tu arsyetuar, çdo dhunë. Kjo vlen edhe për dhunën ndaj grave dhe vajzave, që është përqendrimi ynë sonte. Nuk ka asnjë arsyetim!Jemi bashkë në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave! Jam këtu të konfirmoj përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ti bashkëngjitet  motos së këtij viti, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimi e Dhunës ndaj Gruas”, tha Kryeministri Zaev.

Ai konstatoi  se është mirë që ka  reagime të përbashkët nga institucionet dhe organizatat vendore  dhe ndërkombëtare për këtë problem ekzistues në të gjithë botën.

“"Sot ne po fillojmë fushatën “16 ditët e aktivizimit Kundër Dhunës  në bazë gjinore” e cila gjithashtu rrit vetëdijen se dhuna nuk duhet dhe nuk guxon  të heshtet. Britma  dëgjohet edhe kur dikush hesht. Secili nga ne, institucionet, apo individualisht, ka detyrë para kësaj Britme, të zëshme apo të pazëshme, të mos tejkaloj, të reagoj! Me ndjenjë të përgjegjësisë të zhvillojmë kulturë e cila nuk pranon dhunën”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë,  Zaev theksoi përpjekjet dhe masat e ndërmarra të Qeverisë janë tërësisht të harmonizuara me përpjekjet e KB-së.

 

 

 

 

 

“Punojmë për mekanizmat me të cilat duhet të sigurojmë se nuk mosndëshkim kur bëhet fjalë për dhunat, në këtë rast për dhunën ndaj grave, pa marrë parasysh formën ose vendin ku ndodh, ose cili  kryerësi. Zero tolerancë duhet të ketë edhe për nëpunësit publik të lidhur me çfarëdo forme të dhunës, - nga gjuha e urrejtjes, deri tek shqetësimi për cilin do person tjetër në vendin e punës, ose në shtëpi. Me miratimin e  Konventës së Stambollit është bërë hap i rëndësishëm në lidhje legjislacioni  që ka të bëjë me  parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e dhunës ndaj grave. Fokusi tani është zbatimi i tij i plotë, "shtoi kryeministri Zaev.

Kryetari  i Qeverisë, Zaev, theksoi se Qeveria po punon për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në shoqëri përmes: legjislacionit të miratuar, me të cilin do të  ndalohet  diskriminimi ndaj grave, programe të adoptuara dhe të zbatuara dhe masa që  promovojnë implementimin e barazisë gjinore esenciale në të gjitha fushat, aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe eliminimi i barrierave për barazinë gjinore, i cili është një nga prioritetet e Qeverisë dhe është pjesë e Programit të Qeverisë (2017-2020).

Në prioritetet ai theksoi: t'i jepet fund të gjitha formave të diskriminimit ndaj të gjitha grave dhe vajzave, të eliminohet çdo formë e dhunës ndaj të gjitha grave dhe vajzave, të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe efektive të grave dhe mundësi të barabarta për udhëheqje në të gjitha nivelet të zbatohen reforma që u japin grave të drejta të barabarta ndaj burimeve ekonomike, të miratojnë dhe forcojnë politikat e shëndosha dhe legjislacionin i zbatueshëm për të avancimin  e barazisë gjinore, të sigurojë qasje universale në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese.

 

 

 

 

 

 

Këto prioritete,  sic theksoi  kryeministri Zaev, janë në përputhje me Agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030 dhe Qëllimi 5 për zhvillim të qëndrueshëm, i cili parashikon: Të arrihet barazia gjinore dhe inkurajohen gratë dhe vajzat. Ai tha se po punohet për të zhvilluar dhe përmirësuar politikat kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe pas ratifikimit të Konventës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, është përgatitur një Plan veprimi për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje 2018-2023.

 

“Në Shekullin 21, me  vëtdije të lartë në nivel botëror për  dhunën me bazë gjinore, veçanërisht dhuna ndaj grave që i  detyron gratë në nënshtrim, është e papranueshme. Jo, nuk ka  dhe nuk do të ketë arsyetim për dhunën në familje, ngacmimet seksuale, përdhunimin, martesën e detyruar, krimet e kryera në emër të të ashtuquajturit "nder", trafikimit të grave dhe vajzave. Apeloj për unitet dhe dëgjueshmëri . Çdo  vajzë është vajza jonë dhe çdo grua është gruaja ose nëna jonë. Çdo  grua dhe çdo vajzë, kemi detyrim të përbashkët t'i mbrojmë ato! "- tha Kryeministri Zaev.