Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 167-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen saj të rregullt të 167-të me më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj i punës  dhe në interes të qytetarëve.

 

Në këtë mbledhje, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria do të miratojë tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën ndërtimore.

 

Në rendin e ditës të mbledhjes së sotme është edhe pika për dhënien e pëlqimit për shpalljen e Konkursit publik nr.03/19 për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi 3 hektarë përmes ankandit publik në formë ekonomike.  

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot do ta prezantojë Informacionin për Amendamentin e Protokollit të Montrealit për substancat që varfërojnë shtresën e ozonit (Kigali, 2016), me Propozim-vendim për qasjen e RMV-së në Amendamentin në Protokollin e Montrealit për substancat që varfërojnë shtresën e ozonit dhe me Propozim-ligj për ratifikimin e Amendamentit në Protokollin e Montrealit.

 

Në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për Propozim-ligjin për investimet strategjike në RMV.

 

Në mbledhjen e rregullt të 167-të, me propozim të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, ministrat e Qeverisë do të shqyrtojnë informacionin për marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të RMV-së dhe Qendrës për Vlerësimin e Rrezikut në Zinxhirin e Ushqimit të Republikës së Bullgarisë dhe mes Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të RMV-së dhe Agjencisë për Sigurinë e Ushqimit të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë së ushqimit dhe politikës së veterinarisë.