Kryeministri Zaev me ministrin grek për Punë të Jashtme Dendias: Do të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik dhe investimet mes dy vendeve

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në shtet.

Në takimin dypalësh u bisedua për mbështetjen të cilën Republika së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi e merr nga Republika e Greqisë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike,  zhvillimin e shkëmbimit tregtar dhe investimet mes dy shteteve.

Greqia është investitori i tretë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pretendon që në periudhën e ardhshme të zë vendin e parë. Marrëveshja e Prespës është mundësi e shkëlqyer për përforcimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike mes dy shteteve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, tha se pavarësisht se kush është në pushtet në Greqi, çdo qeveri në mënyrë parimore angazhohet për implementimin e konkluzave nga Samiti i Selanikut, me të cilin mbështetet integrimi i vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian. Dendias shtoi se pas kërkesës së Kryeministrit Micotakis, në periudhën që vijon do të intensifikojë agjendën e tij lobuese në qendrat e fuqishme evropiane, ku do të kërkojë mënyrë se si Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të fillojë procesin e negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen të cilën e marrim nga Qeveria e Athinës dhe përqendrua në nevojën për rritjen e shkëmbimit ekonomik, por edhe në përmirësimin dhe hapjen e kanaleve infrastrukturore të reja, të cilat duhet ta mbështesin komunitetin e biznesit. Kryeministri Zaev theksoi se kur biznesi zhvillohet, qytetarët e dy shteteve tona do të kenë standard më të mirë jetësor.