Nga mbledhja e 167-të e Qeverisë: U miratua Propozim-ligji për investime strategjike në interes publik; Ndryshime në ligjin për tokën ndërtimore për rrumbullakimin e decentralizimit; Janë siguruar fonde për Programin për ujitje dhe furnizim me ujë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje solli vendim që të ndahen 6 milionë denarë si mbështetje financiare fillestare, për sanimin e pasojave nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

Si shtesë e ndihmës për Shqipërinë, drejt këtij shteti tashmë janë nisur edhe ekipet për shpëtim të përbëra nga 30 profesionistë, të cilët do të marrin pjesë në aksionet për shpëtim dhe ndihmë të parë të personave nga rajonet e prekura.

Në këtë ndihmë fillestare përfshihet edhe ekip i veçantë me mekanizëm që do të angazhohet në aksionet koordinuese për shpëtim.

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e saj të 167-të miratoi Propozim-ligjin për investimet strategjike në RMV për projekte me interes publik, që është në përputhje me rregulloren e BE-së për investime të tilla.

Qëllimi i këtij ligji është që të nxisë, të tërheq dhe të krijojë kushte për zbatimin e investimeve strategjike në RMV, rritjen ekonomike, punësimin dhe zbatim të teknologjive dhe inovacioneve të reja, rritjen e mundësive ekonomike të konkurrencës në RMV, rritjen e eksportit dhe uljen e deficitit tregtar dhe përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në RMV.

Në tekstin që propozon Qeveria për projektet strategjike investuese, do të konsiderohen projekte me të cilat kryhet realizimi i investimit në vlerë prej së paku 100 milionë euro në territorin e RMV-së, se paku 50 milionë euro në komunat me seli në qytet, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, dhe së paku 30 milionë euro në komunat me seli në fshat.

Investimet strategjike të propozuara, të cilat me propozimin e Qeverisë do ti miratojë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të harmonizuara me standardet e mjedisit jetësor të përcaktuara në ligjet në vend dhe atë për projekte për energjetikë me infrastrukturë; transport dhe telekomunikime; turizëm; industri përpunuese; bujqësi; pylltari dhe ekonomi të ujërave; industri ushqimore; shëndetësi; parqe industriale dhe teknologjike; menaxhim me ujëra të zeza dhe mbeturina; zona teknologjike informatike; sport; shkencë dhe arsim; si dhe për ndërtimin e komplekseve ndërtimore shumëfunksionale të objekteve ndërtimore të cilat në përbërjen e tyre kanë më tepër se një nga fushat e përmendura.

Në mbledhjen e sotme ministrat e Qeverisë miratuan Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, i cili ka për qëllim që në mënyrë më të mirë dhe më efikase të rregullojë menaxhimin dhe posedimin me tokë ndërtimore.

Një pjesë e zgjidhjeve të reja të Propozim-ligjit konfirmojnë se tjetërsimi i tokës ndërtimore pronë e shtetit nëpërmjet ankandit elektronik publik do të bëhet vetëm në tokën e rregulluar ndërtimore dhe do të përmbajë të dhëna konkrete shtesë, të cilat do të kontribuojnë për njohjen më të mirë të blerësve me të drejtat dhe obligimet e tyre në të ardhmen. Marrëveshjet për shit-blerje të tokës ndërtimore nëpërmjet  ankandit publik në tërësi do t’i përmbajnë të gjitha të dhënat e parapara nga Konkursi për tjetërsim të tokës ndërtimore nëpërmjet ankandit publik, që të kontribuojnë për qasje më stabile në kontestet  eventuale gjyqësore.

Me Propozimin-ligjin e ri për tokë ndërtimore në pronësi të shtetit, rrumbullakohet procesi i decentralizimit sa i përket kryerjes së punëve të komunave, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, dhe lehtësohet procesi i posedimit me tokë ndërtimore në pronë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi tre ligje me të cilat do të sigurohen mjete financiare për financimin e projekteve kapitale të mëdha, si Programi për ujitje në Maqedoninë e Veriut, i cili përfshin rehabilitimin dhe zgjerimin e 4 sistemeve për ujitje në gjatësinë e lumit Vardar (Straishte, Lisiçe, Konjsko dhe Pepelishte), si dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në HS Lisiçe dhe Stacionin për spastrimin e ujërave të zeza – Shkup.

Vlera investuese e përgjithshme në Programin për ujitje në Maqedoninë e Veriut është 110,7 milionë euro. Për Programin për ujitje në Maqedoninë e Veriut janë paraparë mjete përmes huas nga Qeveria e RF të Gjermanisë, për KfW, në vlerë prej 80 milionë euro, grant fonde nga Qeveria e RF të Gjermanisë në vlerë prej 2,8 milionë euro dhe pjesëmarrje e Qeverisë së RMV-së në vlerë prej 27,9 milionë euro.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi fitimin, me të cilin, ndër tjerash, do të kryhet sqarim, precizim shtesë dhe lehtësim që del nga dispozitat e Ligjit të cilat kanë të bëjnë me: shpenzimet e panjohura, të drejtën e kredisë tatimore për rritje të caktuara në bazë tatimore, si dhe për punë që kanë të bëjnë me organizatat qytetare jofitimprurëse.

Qeveria e RMV-së solli vendim që të themelohet grup punues i përbërë nga zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri dhe drejtoresha e Teatrit Kombëtar Maqedonas, Simona Ugrinova.

Qeveria ngarkoi grupin punues që deri te Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, të dorëzojë raport për mënyrën se si është miratuar dhe zbatuar organizimi i Shënimit të 30 vjetorit të ekzistimit të tifozëve “Shvercerat” në Institutin Nacional Maqedonas Teatri Kombëtar, i cili duhet të përmbajë edhe informatë të detajuar për dëmin eventual në inventar.

Qeveria miratoi Informacionin e propozuar  lidhur me mënyrën e funksionimit të laboratorisë mobile për analizimin e cilësisë së derivateve të lëngshme (naftë dhe derivate të naftës), dhe i angazhoi Byronë për Metrologji dhe Inspektoratin Tregtar Shtetëror, të lidhin kontratë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella për mënyrën e shfrytëzimit dhe funksionimit të laboratorit mobil për analizimin e cilësisë së derivateve të lëngshme dhe për shkallën e imitimit të gazrave të dëmshme që dalin nga djegia e tyre dhe sa më shpejtë laboratoria mobile të vihet në funksion.