Nuk do të lejoj cenimin e dinjitetit të institucioneve të sistemit, pa marrë parasysh se ndonjë individ ka shkelur reputacionin e ndonjë institucioni të caktuar dhe prej këtu të nxirren konkluzione për qëllimin, kapacitetet dhe të gjithë prokurorët tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në përgjigjen në pyetjen e deputetëve në Kuvend.
“Prokuroria Speciale Publike është organ i krijuar me votim konsensual në Kuvend. PSP –ja si institucion është në shërbim dhe në kapacitet të plotë të këtij shteti. Gjithçka që është publikuar si të dhëna për punën e PSP-së, është publikuar nga kjo Qeveri, në mënyrë transparente deri në fund dhe kjo është bukuria dhe vlera që kjo Qeveri e re i solli,” tha Kryeministri Zaev duke shtuar se ekzistojnë organe që do të vërtetojnë se kush punon në mënyrë ligjore dhe anti-ligjore.
Ai konfirmoi se nuk mund të kalojnë akuzat dhe tezat se nuk kanë ekzistuar raste për keqpërdorimin e zgjedhjeve parlamentare të cilat i hapi dhe i udhëheq PSP-ja dhe shtoi se janë të dukshme indikacionet për rrënimin e paligjshëm të “Kosmos”, për parregullsitë gjatë ndërtimit të aksit nga ndërtuesit kinez, për kërcënimet nga pozicioni i fuqisë, për keqpërdorimet e autorizimeve zyrtare.
“Atje ku nuk ka dëshmi, çdo qytetar është i lirë. Por për këtë shkak kjo Qeveri ka vendosur ti publikojë të gjitha të dhënat për transaksionet financiare nga vitit 2010, deri më tani të nxirrni konkluzione dhe ta degradoni PSP-në, si sistem i themeluar nga të gjithë në shtet, për shkak se nuk ka funksionuar Prokuroria Shtetërore, këtë nuk mund ta lejojmë”, theksoi Kryeministri Zaev, duke potencuar se përgjegjësia individuale duhet të ekzistojë dhe se përmes procedurës gjyqësore, atje ku do të përcaktohen veprimet të paligjshme duhet të përgjigjet.
Ai nënvizoi se Kuvendi ka kompetencë të madhe lidhur me reformat gjyqësore, i sjell Ligjet në fushën e gjyqësorit, ndërsa gjykatësit dhe prokurorët janë ata të cilët sjellin vendime në procedura gjyqësore.
“Duhet të jetë e qartë, në këtë periudhë as tre për qind gjykatës të rinj nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Nuk ka as tre për qind prokuror të rinj nga numri i përgjithshëm i prokurorëve në shtet. Disa individ e cenojnë shtetin ligjor dhe sistemin e gjyqësorit. Në këtë moment komisioni për anti-korrupsion, kontrollon pronën, paratë e familjeve dhe të të gjithë ministrave në Qeveri dhe Kryeministrit dhe kjo është mirë. Duhet ti kontrollojë pronat e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, avokatëve, lidhur me këtë”, vlerësoi Kryeministri duke nënvizuar se politikanët janë të obliguar ti sigurojnë kushtet për sigurimin e reformave të vërteta në gjyqësi.
“Prej momentit që jam Kryeministër, qindra lëndë janë kthyer që nga ajo kohë. Mos u fshihni nën vellon e maqedonizmit dhe të flisni për mbrojtjen nga krimi dhe pa përgjegjësia. Maqedonizmi mbrohet me përgjegjësi. Do të jemi maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vlleh të mëdhenj, qytetarë, pjesë përbërëse e popullit maqedonas në RMV, nëse me të vërtet i ndihmojmë shtetit të së drejtës, të ofrojë drejtësi me dëshmi qartë të konfirmuara dhe me përgjegjësi”, tha Kryeministri Zaev dhe porositi se si Kryeministër nuk do të lejojë që individë të mbrojnë krimin, dhe se organet kompetente duhet të hulumtojnë dhe të vendosin ku ka parregullsi në raport me financat e shpërndara në PSP.