Zaev: Mbështesim një njësi zgjedhore, ka kohë për ndryshimin e modelit zgjedhor, ky do të ishte një hap i madh drejt demokracisë

Ka kohë për të ndryshuar modelin zgjedhor, u përgjigj Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev, në pyetjen në Kuvend në lidhje me ndryshimin e modelit zgjedhor dhe informoi se ekziston një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë që shqyrton rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it, por nga andej nuk pritet zgjidhje për modelin zgjedhor, por pritet vullnet politik nga partitë politike.
“Sipas meje vendimi i modelit zgjedhor nëse do të mbetet i njëjti, apo do të ndryshohet është çështje e Kuvendit. Është mirë të arrihet një konsensus për çështje të tilla. Por është e papranueshme për mua të mos vihet në takim të partive më të vogla politike ose grupeve parlamentare në një thirrje për tu diskutuar një çështje kaq e rëndësishme ", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se ai ka marrë pjesë në këtë takim dhe qartë ka shprehur qëndrimet e tija se LSDM dhe koalicioni me të cilën u paraqit në zgjedhje vendosën ti qëndrojnë prapa një programi zgjedhor, në të cilin qëndron premtimi për një njësi zgjedhore.
Duke bërë thirrje që në iniciativat dhe modelet e tilla të kyçen edhe VMRO-DPMNE dhe BDI, Kryeministri Zaev vlerësoi se është e drejta e tyre se si do të vendosin.
“Kuvendi duhet të procedoj propozimin. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk është këtu dhe nuk do të flas në lidhje me atë se a ka kohë ose jo, unë them se ka kohë për ndryshim të modelit zgjedhor”, nënvizoi Kryeministri Zaev, duke theksuar se me rëndësi është që me këtë zgjidhje do të fitojë demokracia sepse largohet mundësia për vendosjen e mundshme në të ardhmen të autokratëve në vend.

Kryeministri Zaev shtoi se kjo zgjidhje kursen edhe para, të buxhetit dhe të partive, që janë dhënë në fushatë dhe që janë më të mëdha kur bëhet fjalë për më shumë njësi zgjedhore.
“Në fund, ne jemi vend multietnik dhe kjo jep mundësi për përfaqësim më serioz të bashkësive më të vogla “, tha Kryeministri Zaev para deputetëve, duke ju bërë thirrje që të sqarohen në lidhje me këtë çështje kur do të hapet debati në Kuvend.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e çështjes së konceptit 50:50, gjegjësisht përfaqësimit të barabartë të grave dhe burrave në listat zgjedhore të deputetëve, lidhur me të cilën ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që ta pranojnë si vlerë.