Kryeministri Zaev për pyetjet e deputetëve: Masat ekonomike janë të shkëlqyera, të ardhurat јanë në rritje, për katër muaj 70 milionë euro pagesë më e madhe vetëm nga TVSH-ja

“Në muajin korrik kemi rritje të të hyrave të mjeteve nga TVSH-ja për 15 milionë euro, më tepër se në muajin  korrik të vitit 2018. Në muajin gusht kemi 17 milionë euro të ardhura më të madha nga TVSH-ja dhe akcizat. Në muajt shtator dhe tetor për 20 milionë. Kemi 70 milionë euro pagesë më të madhe, për vetëm katër muaj, që janë të hyra të madha për shtetin dhe që shmang ekonominë gri”, tha kryeministri Zorna Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve lidhur me masat ekonomike të marra deri më tani në pjesën e luftës kundër ekonomisë gri.

 

Ai shtoi se edhe masa për zëvendësimin e kontributeve të pagave, e cila fillon nga 1 dhjetori është masë e shkëlqyer për mënjanimin e pagesës në dorë, me para të gatshme, për punëtorët.

 

“Do të vazhdojmë me masat e reja që i zbatojmë dhe kjo është ndërmjet datës 1 dhe 15 nga muaji i ardhshëm, për herë të parë qytetarët morën rimbursim të TVSH-së  dhe do të jenë edhe më të motivuar, pasi që do të vërejnë se paratë po kthehen. Në fund të muajit dhjetor do të futet edhe loja shpërblyese, e përcaktuar me Vendimin e Qeverisë, me të cilën do të motivohen edhe më të pasurit, sepse si motivim për kërkim të faturave, me të cilën zvogëlohen ekonomia gri, ata do të kenë mundësi të marrin të ardhura shtesë nga shpërblimet në vlerë prej mijëra eurosh”,  tha kryeministri Zaev, duke shtuar se edhe të dhënat nga shoqatat e odave ekonomike, tregojnë se lufta kundër ekonomisë gri po tregon rezultat.

 

Ai shprehu besim se edhe më tej do të vazhdojë zbatimi i suksesshëm i masave dhe vuri në dukje se të ardhurat e përgjithshme në vend deri më tani në pjesën e përmbushjes janë mbi shtatë për qind dhe në rrethana të tilla, duke marrë parasysh zgjedhjet presidenciale, Qeveria projektoi një Buxhet optimal me rritje të të ardhurave prej 5,6%.

 

“Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës, të dhënat nga mbushja e Buxhetit, të dhënat nga të gjitha parametrat ekonomikë që i shohim, tregojnë një rritje të përgjithshme edhe të prodhimtarisë industriale, rritje të përgjithshme që bazohet në rritjen për 122 përqind të energjetikës deri më tani, dy përqind në prodhimet intermediare përveç energjisë, shtatë përqind në prodhimet kapitale, prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë, industria përpunuese 3,2 përqind, prodhimi i pijeve dhe prodhimeve ushqimore 112,5 përqind, prodhimi i duhanit 106 përqind, tekstilit 109,2 përqind”, theksoi Kryeministri Zaev.