Nga mbledhja e 168-të e Qeverisë: U pranua nisma për interpretim autentik të nentit 11 të Ligjit për falje: Qeveria do të mbështesë vënien në përdorim të Bus Rapid Transit në Qytetin e Shkupit; Garancioni për të rinjtë do të zbatohet në të tërë vendin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të 168-të, miratoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë,  të pranohet nisma për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje ( “ Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 20/1993”,  dorëzuar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Velkovski.

Ligji për falje ishte i ndryshuar dhe i plotësuar në vitin 2009, kur u shfuqizua neni 11 i cili përmbante mundësinë për falje pa zbatimin e procedurës, thuhet në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas këtij mendimi, në mars të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje të vitit 2009, por me shfuqizimin  e Ligjit të vitit 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita e nenit 11. Kjo do të thotë se presidenti i Republikës nuk ka pasur, e as që tani ka mundësi juridike për të falur pa zbatimin e  procedurës në bazë të këtij neni dhe sipas kësaj të gjitha aktet për falje të  presidentit të shtetit të bazuara në nenin 11 të Ligjit për falje të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 20/1993, janë të paligjshme dhe si të tilla të pavlefshme.

 

Në këtë mbledhja  Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për vënien në përdorim të BRT (Bus Rapid Transit) në territorin e Qytetit të Shkupit, i cili nënkupton vendosjen e korridoreve të rezervuara posaçërisht për autobus me kapacitet elektrik ose hibrid (plin ose elektromotorë). Ky sistem korridoresh i ashtuquajtur metro, do të mundësojë një trase që është e ndarë fizikisht nga pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion  që do të sigurojë transport më të shpejt dhe më të sigurt, që do të bëj transportin publik tërheqës dhe  alternativë për përdorimin e veturave private për të ulur ndotjen e ajrit.

 

 

 

 

 

 

 

Lidhur me këtë pikë, Qeveria ngarkoi Ministrinë e Financave që të fillojë procedurën me letër rekomandimi deri te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen e përpilimit të studimit fizibiliteti, si dhe për opsionet e mundshme të financimin e projektit në tërësi.

 

Në këtë mbledhje, me  propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria në mbledhje e miratoi Propozim-ligjin për sigurim pensional-invalidor me të cilin, krahas harmonizimit të rregullt propozohet edhe harmonizim shtesë i pensioneve, me nenin 37 paragrafi (1)  dhe (3) nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor.  Harmonizimi shtesë, varret dhe është e lidhur me rritjen e pagës minimale për më shumë se 15 për qind dhe rritjen e pagës mesatare për më shumë se 5%. Në këtë mënyrë, jepet mundësi që vlera e pensionit të rritet me vlerën e pagave, që mundëson përmirësimin e standardeve jetësore të shfrytëzuesve të pensionit.

 

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi edhe informacionin për Plan për Garancion të të rinjve 2020-2022, me plan për zbatim në territorin e tërë vendit dhe do t’u dedikohet të rinjve në grup moshë prej 15 deri 29 vjet që ligjërisht qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nuk janë të punësuar dhe që nuk janë të përfshirë në arsim apo trajnime.

Kjo është faza e tretë e implementimit të kësaj mase e cila në të dy pilot fazat në rajon dha rezultate të shkëlqyeshme në procesin e punësimit të të rinjve.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi informacionin për vazhdimin e projektit ekzistues për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive në shkollat fillore, dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme për rekononstruimin e 30 sallave sportive në shkollat ekzistuese fillore dhe të mesme dhe për pajisjen e 50 sallave sportive në shkolla fillore, në kuadër të thirrjes së 5-të të Instrumentit për Kornizë të  Investimeve Për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) deri te Komisioni Evropian, më së voni deri më 06.12.2019.

 

 

 

 

 

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te banka gjermane për mbështetje të zhvillimit KfV për financimin e Projektit për rehabilitim energjetik efikas të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Qeveria sot e miratoi edhe procedurën për negociata për nënshkrim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për hapjen e Vendkalimit të ri kufitar “Llojan-Miratoc”.

 

Ministria e Mbrojtjes propozoi, ndërsa Qeveria në mbledhjen e sotme pranoi që t’i ndahet ndihmë humanitare Republikës së Shqipërisë, përbërë  nga 3.716  batanije, për nevojat e të pësuarve nga tërmeti,   me datë 26.11.2019 i cili goditi Durrësin me rrethinë.

 

Qeverisë sot e shqyrtoi dhe  miratoi  informatën për nënshkrimin e Marrëveshjes për grant për blerjen e instrumenteve muzikore dhe pajisjes për zërimin dhe ndriçimin e Operës Nacionale, që Qeveria e Japonisë ia dha institucionit tonë kombëtar