Kryeministri Zaev në takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviq: Suksesi i Maqedonisë së Veriut është shprehje e reformave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev në margjinat e takimit të liderëve të NATO-s me rastin e 70-vjetorit të ekzistimit të Aleancës realizoi takim edhe me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në takim, dy kryeministrat e pajtuan se suksesi i Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit të plotfuqishëm në NATO është shprehje e zbatimit të reformave dhe zgjidhjes së suksesshme të të gjitha çështjeve dypalëshe, ndërsa anëtarësimi në Aleancë vjen si konfirmim i rregullshmërisë së këtyre politikave.

Kryeministri Plenkoviq në takim e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për Maqedoninë e Veriut dhe se të dyja vendet tani kanë edhe një pikë të përbashkët e cila i lidh dhe i inkurajon për thellimin e marrëdhënieve miqësore me aleancën në NATO.

Në takim bashkërisht është konstatuar se momenti pozitiv është motivim i shkëlqyer për përmirësimin e gabimit të BE-së kur në Samitin e fundit të Këshillit Evropian nuk u miratua fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe se gjatë periudhës së ardhshme, kur Kroacia do ta ndërmarrë kryesimin me BE-në, duhet të krijohen të gjitha ato që janë të domosdoshme që Maqedonia e Veriut të fillojë këtë proces.

Kjo, që u tha në takim, është motiv i fuqishëm për vazhdimin e reformave në vend, ndërsa kompletimi i aspiratave euroatlantike të Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të veçantë edhe për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit, thuhet në kumtesë.