Nga mbledhja e 170-të e Qeverisë: U miratua teksti i plotësuar i Propozim Buxhetit për vitin 2020; Miratohen propozim emrat për ambasadorë në 19 destinacione

Në mbledhjen  e sotme të 170-të, Qeveria e RMV-së,  miratoi tekstin e plotësuar të  Propozim Buxhetit për vitin 2020.

Qeveria pranoi 12 amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Propozim Buxhetit për vitin 2020, që dolën nga debati i buxhetit në komisionet e Kuvendit, si dhe solli vendim  që teksti i plotësuar i Propozim- Buxhetin për vitin 2020 të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për miratim.

Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e miratoi Strategjinë e rishikuar fiskale të RMV-së 2020-2022.

Strategjia e rishikuar fiskale është në përputhje me Ligjin, miratohet në periudhë prej tre vitesh dhe me të propozohen drejtimet dhe qëllimet e politikës fiskale, projeksionet dhe treguesit themelor makroekonomikë, përcaktohen vlerat për kategoritë kryesore të të ardhurave të vlerësuara dhe mjeteve të aprovuara për këtë periudhë, si dhe projeksionet për deficitin  buxhetor dhe borxhin.

Rishikimi i Strategjisë fiskalet të RMV-së për vitin 2020-2022 është në përputhje me praktikën e vendeve zhvilluara dhe është e nevojshme për shkak të ndryshimeve të bëra gjatë vitit 2019 në lidhje me parametrat makroekonomike dhe fiskale.

Në mbledhjen e sotme të mbyllur, Qeveria e miratoi listën me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve të vendit tonë në destinacionet vijuese: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshilli i Evropës (Strazburg) Kombet e Bashkuara (Gjenevë), Doha, Pragë, Nju Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.

 

Lista do t’i dorëzohet Presidentit të shtetit Stevo Pendarovski.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe konkluzioni për kohën e nisjes së aksionit  Administrata pastron me “Mos u bë mbeturinë”,  sipas të cilët aksioni do të fillojë në orën 12 në harmonizim me kushtet e motit të cilat janë paralajmëruar për datën 14 dhjetor, e shtunë, kur do të zbatohet ky aksion.