Të nderuar,
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbledhjen e saj të rregullt të 171-të do të mbajë sot, më 16 dhjetor (e hënë) në Kumanovë në Shtëpinë e Zejtarëve.
Me këtë mbledhje, në vargun e mbledhjeve që në periudhën e ardhshme do të mbahen në rajone të ndryshme në vend, do të kryesojë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe do të marrin pjesë të gjitha ministrat e Qeverisë, ndërsa si të ftuar do jenë edhe kryetarët e komunave të rajonit.
Në këtë mbledhje përparësi do të kenë informacionet dhe vendimet për projekte me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët e komunave nga rajoni.
Për këtë qëllim, gjatë ditës, mbledhja do të paraprihet nga disa aktivitete në teren.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, do të bëjnë inspektim në punët për rehabilitimin e rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, pas të cilit do të vijojnë deklaratë për mediat. Ngjarja është paraparë të mbahet në orën 11:30 rreth 500m nga Burgu i Kumanovës.
Në orën 13:00 ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, pas së cilës do të do të vijojnë edhe deklarata për mediat.
Në kuadër të ngjarjeve në teren, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, do të vizitojë kompaninë e industrisë së mishit Niksi, si një nga shfrytëzuesit e programit IPARD. Vizita është në orën 14:15, pas së cilës janë paraparë deklarata për mediat.
Në orën 15:00, në Shoqatën e Pensionistëve, ministri Venko Filipçe do të takohet me pensionistët nga Kumanova dhe rajoni, pas të cilit janë paraparë edhe deklarata për mediat.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në orën 17:00 do të takohet me shfrytëzuesit e pensioneve sociale nga Kumanova dhe rajoni. Takimi do të mbahet në sallën për mbledhje të Këshillit të Komunës së Kumanovës, pas të cilit janë paraparë edhe deklarata për media.
Ftojmë medien tuaj të ndjek ngjarjet.