Liderët e Ballkanit Perëndimor vizituan Durrësin për mbështetje të familjeve që i rinovojnë shtëpitë e tyre nga pasojat e tërmetit

Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shqipërisë dhe në shenjë të mbështetjes shpirtërore të banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve tjera që vuajtën nga tërmeti i 26 nëntorit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuqiç dhe Millo Gjukanoviq, vizituan Durrësin.

 

Liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët në Tiranë arritën në sesionin e tretë të nismës për thellimin e bashkëpunimit në rajon, u takuan me disa nga familjet që tani po i rinovojnë shtëpitë e tyre nga katastrofa tragjike, si dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë me mbështetjen dhe ndihmën e mëtutjeshme në periudhën e shërimit nga pasojat e tërmetit.

 

Kjo vizitë e Durrësit është edhe paralajmërim i bashkëpunimit të përbashkët në menaxhimin me katastrofat natyrore dhe gjendjeve të jashtëzakonshme, që do të jetë i përfshirë si një sferë në një bashkëpunim të shpejtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në dokumentin për integrim më intensiv të rajonit, që do të miratohet sot në Tiranë.

 

Maqedonia e Veriut ishte një nga vendet që menjëherë dërgoi ekipe ekspertësh të ndihmës së parë dhe shpëtimit, të cilët me pajisje teknike të specializuar dhe qen kërkues, zbatuan aksione për nxjerrjen e viktimave në Durrës, si dhe në sanimin e dëmeve nga tërmeti katastrofal.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndau 6 milionë denarë si mbështetje e parë financiare për sanimin e pasojave nga termeti.