Kryeministri Zaev në urimin me rastin e festës së Krishtlindjeve: Këto janë ditë kur jemi të thirrur që në paqe dhe qetësi të ndërtojmë një botë më humane dhe më të drejtë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në letrën drejtuar, ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut  apostolik të Kishës Katolike në Maqedoninë e Veriut, dr. Kiro Stojanov uroi atë dhe besimtarët e besimit katolik për festën e madhe, Krishtlindjet – lindja e Krishtit.

“Edhe këtë vit i gëzohemi dhe lavdërojmë lindjen e Krishtit, të përcjellë nga kënga e engjëjve në nder të tij dhe të kësaj ngjarje:”Lavdi Zotit në lartësi, ndërsa në tokë paqe mes njerëzve!” Kjo festë e madhe e krishterë gjithmonë i fton njerëzit të marrin si shembull veprën dhe mësimin e Jezu Krishtit, në paqe dhe me shpirt të qetë të mundim të keqen dhe ta shndërrojmë në të mirë”, thuhet në urimin e Kryeministrit Zaev deri te dr. Kiro Stojanov.

Kryeministri Zaev në urim thekson se çdo vit lindja e Krishtit është shpresë e re për një të nesërme më të mirë për çdo njeri, në çdo familje,

“Këto janë ditë kur të gjithë ne jemi të thirrur të marrim pjesë dhe të ndërtojmë botë më humane dhe më të drejtë, me bindje se në paqe dhe në qetësi kemi mundësi për një të ardhme me prosperitet për të gjithë”, thuhet në urimin e Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev duke shtuar se këtë vit do ta mbajmë mend edhe nga vizita e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. 

“Liturgjia e shenjtë me të cilën Papa Françesku i bekoi besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët me vullnet të mirë, është shprehje e respektit të bashkimit mes popujve në vendin tonë. Vizita e tij ishte mbështetje për të gjithë ne. Krishti lindi. Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë!” thuhet në urimin e Kryeministrit Zaev deri te dr. Kiro Stojanov, ipeshkëv i Shkupit dhe ekzark  apostolik i Kishës Katolike në Maqedoninë e Veriut dhe besimtarët e besimit katolik.