Nga mbledhjet e 173-të dhe 174-të të Qeverisë: U miratua rregullorja ekologjike për tatim të automjeteve; U miratuan ligjet për shlyerjen e borxheve me interes të qytetarëve ndaj NP; U miratua pëlqimi për dy fabrika të reja të fabrikës gjigante DURA

Qeveria e RMV-së sot i mbajti mbledhjet e rregullta të 173-të dhe 174-të.

Mbledhjen e rregullt të 173-të, Qeveria pothuajse tërësisht ia përkushtoi shqyrtimit dhe miratimit të programeve dhe planeve financiare të punës së ministrive, ndërmarrjeve publike dhe shtetërore, si dhe shoqatave aksionare në pronësi të shtetit.

Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së miratoi Rregulloren për mënyrën e llogaritjes së tatimit të automjeteve dhe shumat e nevojshme për llogaritjen e tatimit të automjeteve në bazë të kritereve të përcaktuara në Ligjin për tatim të automjeteve.

Me këtë Rregullore, si dhe me kriteret e përcaktuara në Ligjin për tatim të automjeteve priten përfitime të mëdha për tërë shoqërinë përmes uljes së ndotjes së ajrit, përmes ripërtrirjes së parkut për qarkullim me nxitjen e blerjes së automjeteve më ekologjike, si rezultat i uljes së tatimit të automjete me lëndë djegëse më ekonomike, si dhe furnizim i automjeteve hibride dhe elektrike me emetim më të ulët ose “0” të dioksid karbonit – CO 2.

 

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e saj të rregullt të 174-të, miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949-të.

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike të vendit tonë me NATO-n, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvendin e RMV-së, parashikohet të hyjë në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të RMV-së”, pas së cilës do të dërgohet në Uashington, pasi  që Spanja do të ratifikojë Protokollin për aderimin e vendit tonë me anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë. 

 

Në mbledhjen e rregullt të 174-të, Qeveria i përcaktoi tekstet e Propozim-ligjit për shlyerjen e interesit dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik, Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për përmbarim, si dhe Propozim-ligjin për shlyerjen e interesave dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike.

 

Me këto zgjidhje ligjore propozohet që të gjitha lëndët e dhëna për përmbarim deri në fund të vitit 2017, të shlyhen të gjitha interesat e qytetarëve-të cilët kanë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike dhe shtetërore ose organeve dhe institucioneve shtetërore dhe riprogramimin e borxhit kryesor, si dhe shlyerje të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, me të cilat parashihet tejkalim i problemeve të ndërmarrjeve publike të themeluara nga komunat, veçanërisht për borxhe të mara nga ana e komunave.

Në këtë mbledhje, Qeveria pranoi tekstin e Propozim-ligjit për punë të jashtme, i cili ka për qëllim reformën e shërbimit diplomatik në drejtim të profesionalizimit të saj të tërësishëm dhe afrimin drejt rrjedhave evropiane për shërbime diplomatike bashkëkohore. Ky Propozim-ligj bën dallim mes kompetencave dhe principeve të punës, si dhe të drejtat dhe obligimet e marrëdhënies së punës të diplomatëve dhe nëpunësve administrativ në Ministrinë.

 

Me zgjidhjen e re ligjore propozohet që numri i shefave të përfaqësive konsullore diplomatike nga diplomatë me karrierë të jetë 80 %, ndërsa vëmendje të veçantë i kushtohet strukturës dhe udhëheqjes me njësitë organizuese në Ministri.

 

Me këtë Propozim-ligj propozohet themelim i një Trupi të Kolegjiumit, i cili ka kompetenca në zbatimin e drejtimeve të ministrit për realizimin e qëllimeve strategjike në politikën e jashtme, marrjen e qëndrimeve, si dhe politikën për menaxhim me burimet njerëzore.

 

Qeveria e RMV-së solli vendim për dhënien e pëlqimit të Marrëveshjes për dhënien e ndihmës shtetërore Shoqatës për prodhim dhe tregti DURA AUTOMOTIV STREÇERS SHPKNJ dhe DURA AUTOMOTIVE EKSTROZHONS SHPKNJ, të cilat në Zonën e Zhvillimit Teknologjik Industrial Shkup 2, do të hapin dy fabrika, në të cilat bashkë me fabrikën e parë, e cila tanimë ka filluar prodhimin e parë provë në zonën Bunarxhik, tre fabrikat e kompanisë gjigante në industrinë automobilistike, DURA Automotiv Sistems, do të punësojnë rreth 1000 qytetarë.

 

Qeveria e RMV-së sot miratoi Strategjinë për zhvillimin e energjetikës në RMV deri në vitin 2040.

Strategjia për zhvillimn e energjetikës në RMV deri në vitin 2040 i jep drejtimet për zhvillimin e energjetikës në vend, duke i marrë parasysh lëvizjet e politikave energjetike në korniza botërore dhe evropiane dhe veçanërisht në kuadër të Unionit Energjetik Evropian të cilat theksojnë tranzicionin më ambicioz drejt ekonomisë  së ulët të karbonit, gjatë të cilës, burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) dhe efikasiteti energjetik (EE) janë mes faktorëve më të rëndësishëm. Strategjia përcakton rrugën për realizimin e vizionit të ardhshëm në mënyrë të sigurt, efikase dhe ekologjike dhe sistemin energjetik konkurrues që është i aftë të mbështesë rritjen ekonomike të qëndrueshme të vendit.

 

Në këtë mbledhje u miratua Propozim-ligjin për interesin publik në kulturë i cili krijon bazë juridike për realizimin e zhvillimit të kulturës në të gjitha segmentet e jetës artistike dhe kulturore.

Në këtë mbledhje të Qeverisë u shqyrtua dhe u pranua Informacioni për nevojën e dhënies së autorizimit për lidhjen e një marrëveshje të re kolektive për kulturë dhe u soll përfundim që ministri i Kulturës Hisni Ismaili të lidhë Marrëveshjen e re kolektive për kulturë në emër të Ministrisë së Kulturës, e cila mori për detyrë të sigurojë mjete financiare shtesë në vlerë prej 266.979.365 denarë në bazë të pëlqimit për miratimin e Marrëveshjes së re kolektive në kulturë dhe dispozitat që kanë të bëjnë me  koeficientët që të punësuarit në kulturë të fillojnë ti zbatojnë më së voni deri më 01.07.2025.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria miratoi Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim për vitin 2020, për të cilin këtë vit janë planifikuar 1,3 miliardë denarë, gjegjësisht 200 milionë më tepër nga viti 2019, masa të cilat dhanë rezultate jashtëzakonisht të mira me uljen e numrit të papunësisë për 5,6 % për vetëm dy vite e gjysmë.