Kryeministri Zaev për “SllobodnaTV”: Kërcënimet për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës janë kërcënime edhe për ardhmërinë e vendit

Kërcënimet e liderit të opozitës se me dy të tretën e votave në Kuvend, do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës, nënkuptojnë tërheqje e anëtarësimit tonë në NATO dhe ndërprerje e procesit për fillimin e negociatave me BE-në. Kjo është kundër interesave strategjike të vendit tonë dhe fund i tërë procesit që e realizoi Maqedonia e Veriut gjatë këtyre dy viteve të fundit, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për portalin “Sllobodna TV”.
“Kam frikë se Mickoski realisht do ta bëjë këtë, për shkak se ka dallim mes tij dhe Micotakisit. Micotakis e dinte se marrëveshjet duhet të respektohen dhe të zbatohen, Mickoski nuk e thotë këtë. Është shumë naive dhe e kotë që të kthehemi mbrapa. Prandaj unë them se nuk do të lejojmë të kthehet regjimi, sepse asgjë nuk tregon se diçka është ndryshuar në partinë opozitare VMRO-DPMNE. Ne jemi këtu që në mënyrë të qartë dhe të zëshme të tregojmë se këto janë politika të dëmshme të cilat do të sjellin pasoja serioze për vendin”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për “Sllobodna TV” dhe shtoi se pret që shumica e qytetarëve të njohin politikat e dëmshme të opozitës dhe të votojnë për vazhdimin e politikave dhe drejtimin që na shpie drejt ardhmërisë.
Në intervistën për portalin, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se me paralajmërimin për formimin e shpejtë të qeverisë në Spanjë është afër dhe përfundimi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, si dhe se vazhdon të jetë i bindur se nisma për përshpejtimin e bashkëpunimit të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor është një hap përpara i cili do të shkurtojë procesin e anëtarësim në BE, sepse një numër i madh i obligimeve që na presin gjatë bisedimeve, do të zgjidhen gjatë këtij procesi.