Kryeministri Spasovski: Lindja e Krishtit shpie drejt ndershmërisë dhe vendimeve të guximshme për të mirën kolektive dhe avancimin e përbashkët në shoqëri

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, morën pjesë në liturgjinë e shenjtë me rastin e Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet në tempullin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Kryeministri Spasovski dërgoi urim deri te të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet dhe thirri që të gjithë qytetarët e shtetit tonë të kontribuojnë për të mirën kolektive dhe avancimin e përbashkët në shoqëri.

 

 

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithë qytetarëve të cilët sot festojnë Lindjen e Krishtit. Kjo është festë e ndershmërisë, vendimeve të guximshme, festë e aktiviteteve në vepër dhe pikërisht përmes kësaj feste mundemi të gjithë së bashku të njihemi se çfarë është ajo që mund të bëjmë për veten tonë, për shtetin tonë, për të mirën e përgjithshme dhe për përparimin e përbashkët. Pikërisht festat ortodokse dërgojnë mesazhe të fuqishme, por ato janë mesazhe edhe për të gjithë qytetarët e shtetit tonë. Ato janë mesazhe motivuese para së gjithash, të cilat do të kontribuojnë që secili të dijë se çka mund të bëjë për të mirën kolektive. Vetëm në atë mënyrë mund të kemi lumturi të përbashkët kolektive.
Këto festa kontribuojnë që të gjithë bashkë në unitet, bashkësi, harmoni dhe solidaritet të urojmë shëndet, lumturi në familje, avancim në shoqëri dhe gjithçka që secili dëshiron në familjen e tij – të jetë e sigurt, të ketë qetësi, paqe, lumturi, të urojmë të kemi të gjithë ne së bashku.
Krishti u lind! Për shumë vite edhe njëherë gëzuar festën të gjithëve dhe ditë të bukur festive”, theksoi Kryeministri Spasovski në urimin e tij.