Kryeministri Spasovski dërgoi telegram ngushëllimi deri te Kryeministri ukrainas Gonçaruk për aksidentin e aeroplanit

Kryeministri Oliver Spasovski dërgoi telegram ngushëllimi deri tek kryeministri ukrainas, Oleksij Gonçaruk pas lajmit për aksidentin tragjik me aeroplan.

“Me keqardhje e pranova lajmin për aksidentin me aeroplan të ‘Boing 737’ ukrainas që ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Teheranit dhe në të cilin e humbën jetën më shumë se 170 persona. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personalisht nga unë shpreh ngushëllim të sinqertë deri tek Ju, deri tek populli ukrainas dhe deri tek familjet e viktimave”, është theksuar në telegramin e dërguar nga kryeministri Spasovski deri tek kryeministri ukrainas Gonçaruk.