Kryeministri Spasovski shprehu ngushëllim dhe paralajmëroi sigurimin urgjent të ndihmës së parë për akomodim dhe mjete financiare për familjen e cila në zjarrin në Shuto Orizare humbi dy fëmijë të mitur

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski i shoqëruar nga përfaqësuesit e institucioneve,  vizitoi vendin ku ndodhi zjarri në shtëpitë familjare në Shuto Orizare, në të cilën humbën jetën dy fëmijë të mitur

“Shpreh dhimbje të thellë  deri tek familja, Kryetari i Komunës dhe qytetarët e Shuto Orizares për tragjedinë e madhe  që ndodhi. Së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale,  dolëm menjëherë në terren. Do të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme si ndihmë e parë, akomodim urgjent dhe ndihmë financiare”, tha Kryeministri Spasovski, gjatë vizitës në  vendin e fatkeqësisë.

Kryeministri Spasovski njoftoi se me Kryetarin e Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, do të diskutojnë për përcaktimin e mjeteve financiare së bashku me vetëqeverisjen lokale për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës në Komunë.

“Këto ngjarje duhet të jenë mësim për të ardhmen, të bëjmë gjithçka që është e mundur të mos na ndodhin kështu ngjarje tragjike”, shtoi Kryeministri Spasovski, i cili shprehu ngushëllime për fëmijët që humbën jetën në zjarrin në Shuto Orizare.