Takim Kryeministrit Spasovski me ambasadorin Gerberih: Vazhdon mbështetja e Gjermanisë në rrugën e vendit drejtë BE-së

Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, pati një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Tomas Gerberih, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

Në takim është konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyeshme dypalëshe që i karakterizon dialog dinamik dhe partneriteti stabil dhe është shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit edhe në periudhën e ardhshme.

Kryeministri Spasovski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania në të gjitha proceset me qëllim, sic theksoi, në realizimin e qëllimeve kryesore strategjike të vendit tonë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ai nënvizoi se për këto u nevojiten vendime të guximshme dhe shprehu pritshmëri se shpejt vendi jonë anëtarë fuqiplot në NATO. Ratifikimi i protokollit në Spanjë, vetëm se ka filluar ndërsa Qeveria dorëzoi Propozim- Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Kuvend.

Në takim është theksuar se vizita e djeshme e eurokomisarit për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim të BE-së, Oliver Varheji ka sjellë optimizëm të matur se mund të pret vendim pozitiv nga Unioni për fillim të negociatave.

Kryeministri Spasovski ka thënë se Qeveria do të vazhdojë të jep argumente pozitive shtesë për atë vendim të BE-së siç është gatishmëria për vazhdimin e mbajtjes së dialogut politik, raporte stabile ndëretnike, zbatim të reformave dhe funksionim të institucioneve, sundim të së drejtës dhe përpjekje shtesë për gjetjen e zgjidhjeve politike për reforma kyçe ligjore.

Në takim në mes Kryeministrit Spasovski dhe ambasadorit Gerberih, u shprehë gatishmëri që Qeveria teknike do të fokusohet në sigurimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike për shkak të stabilizimit të proceseve demokratike dhe reformuese si kontribut i zhvillimit pozitiv të proceseve të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Kryeministri Spasovski përsëriti se  në periudhën e ardhshme do të vazhdoj funksionimi normal i shtetit theksoi se sigurimi i kushteve për zgjedhje të korrekte  dhe të lira është prioritet , duke treguart se është i rëndësishme të ruhet siguria dhe stabiliteti brenda shtetit.

 

 

 

 

 

 

"Ne po punojmë për të ruajtur gjithçka që është bërë deri më tani dhe të dërgojmë një mesazh për intensifikimin e bashkëpunimit dhe dialogut politik me të gjitha institucionetet rëndëishme për procesin zgjedhor, me qëllim në mënyrë që të ruajmë nivelin e proceseve demokratike të vendosura në zgjedhjet e mëparshme, Referendumin dhe zgjedhjen e Presidentit të Shtetit të cilën ne i kemi organizuar, ”nënvizoi kryeministri Spasovski

Në takimin është theksuar mbështetja e hapur e Gjermanisë për fillimin e shpejtë të negociatave paraqasëse të vendit tonë me BE-në dhe është konkluduar se procesi i zhvillimit të metodologjisë nuk guxon të sjell zhvendosje të negociatave paraqasëse.

 

Në takim, Kryeministri Spasovski dhe Ambasadori Gerberih vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në sfera të ndryshme, veçanërisht në ekonominë midis dy vendeve, dhe shprehu gatishmërinë për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë Veriut dhe Gjermanisë FR.