Kryeministri Spasovski në intervistën për MIA: Çdo mundësi që të bëhet diçka bashkë është e vlefshme, dialogu në ministritë të jetë në nivel, para se gjithash në këtë Qeveri është përgjegjësia të vazhdohet zhvillimi i përfitimeve të arritura dhe qytetarët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dha një video intervistë për MIA, në të cilën foli për shumë çështje aktuale.

 Lidhur me atë se sa formimi i Qeverisë teknike kontribuon në procesin e demokratizimit në shoqëri, Kryeministri Spasovski tha:

 

 

“Çdo shans që të bëhet diçka së bashku është e vlefshme. Qeveria teknike në vitin 2016  kishte për qëllim që qytetarët të sjellin një vendim ne zgjedhje, në momentet kur kishim një regjim prej 11 viteve.  Si demokratizim i shoqërisë, si një shtet që funksionon lirshëm, formimi i kësaj qeverie teknike është e vlefshme si një koncept. Të gjithë duhet të kontribuojmë në dy mënyra  të vazhdojmë të gjitha prioritetet strategjike të vendit, të sigurojmë anëtarësimin tonë në Aleancën e NATO-s, të bëjmë çmos për të filluar negociatat me BE-në, për të siguruar institucione funksionale, qytetarët të vazhdojnë të marrin të gjitha shërbimet në kohën e duhur, të vazhdojnë të gjitha projektet që kemi filluar, dhe të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Këto janë prioritete e larta të kësaj Qeverie,” tha Kryeministri Spasovski.

Lidhur me disa frika të shprehura nga paralelizmi në institucione Kryeministri Spasovski u përgjigj:

 

 

 

“Kjo Qeveri funksionon normalisht, se të gjitha institucionet funksionojnë normalisht.  Andaj ju bëra thirrja  porosi subjekteve politike një gjë është të keni situatë kur doni të merrni pika politike, por këtë të mos e bëni në kurriz të shtetit, në kurriz të qytetarëve, të realizimit të interesave tona kombëtare. Thjeshtë politika le të jetë luftë e koncepteve. Kjo Qeveri nuk është formuar që dikush të ketë më shumë ose më pak besueshmëri ose legjitimitet politik, por thjeshtë të gjithë së bashku të përfshihemi në institucionet dhe në fund së bashku të garantojmë se përmes një atmosfere korrekte demokratike do t’u japim qytetarëve mundësinë që të vendosin lirisht për atë në cilën rrugë do të lëvizë shteti në periudhën e ardhshme dhe ky është obligimi dhe përgjegjësia themelore e të

gjithë neve,”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në intervistë, Kryeministri Spasovski, e thekson vazhdimin e dialogut si obligim kyç i institucioneve dhe subjekteve politike.

 

“Dialogu si vlerë më e lartë demokratike duhet doemos të mbijetojë në këtë periudhë k0u ajo do të tregohet më së shumti, nëse jo atje ku duhet të tregohet – në institucionet e sistemit. Në të gjitha ministritë dialogu duhet të jetë në një nivel. Dialogu si vlerë demokratike duhet doemos të funksionojë, pa dallim nëse bëhet fjal për Qeveri legjitime politike, meqë megjithatë është formuar prej më shumë subjekteve politike. Shoqëria nuk guxon të kthehet dhe t’i humbë vlerat demokratike që ishin humbur deri në vitin 2017.  Të bëjmë një hap përpara drejt forcimit të institucioneve, një hap përpara drejt perceptimit që e kanë qytetarët që është shumë e rëndësishme.  Prandaj krahasimi i asaj Qeverie në vitin 2016 dhe tani është e pamundshme, për shkak se kemi dy gjendje në shtet: një moment deri në vitin 2016, një regjim hibrid në të cilin nuk funksionin institucionet dhe këto nuk janë konstatime të mia, këto janë konstatime të Bashkimit Evropian- shtetë në prag të anëtarësimit në në Aleancë që do të hap bisedimet me BE, , shtet që është i lirë, shtet që ka institucione transparente, politikanë të përgjegjshëm, shtet në të cilin zbatohen reforma dhe mbisundon e drejta dhe ne duhet doemos si gjeneratë dhe si anëtarë të kësaj Qeverie të jemi të vetëdijshëm  për rëndësinë dhe për përgjegjësinë,  dhe këto  janë përfitimet nga këto dy vite të vazhdojnë edhe më tutje,” tha Kryeministri Spasovski

 

 

Lidhur me gjendjet  në MPB, Kryeministri Spasovski, tha se  “sot kemi MPB e cila filloi me pjesën e proceseve reformuese dhe i përfundoj me sukses”.

 

„Sistemi për ndjekjen e komunikimeve që ka përfunduar tërësisht me formimin e agjencisë operative teknike dhe në këtë mënyrë deri në masën më të vogël të mundshme eliminuam keqpërdorimin e të drejtave të njeriut përmes sistemit për ndjekjen e komunikimeve, gjegjësisht përgjimin. E reformuam Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, u formua Agjencia e re për Siguri Kombëtare, e stabilizuam Ministrinë e Brendshme në aspektin financiar, 2019-ta është vit në të cilin për herë të parë nuk barten borxhe në vitin 2020.. Për herë të parë do të paguhen bonus paga për nëpunësit policor të cilët kanë punuar më shumë se 150 orë jashtë orarit të punës brenda vitit, kishim rritje të shumëfishtë të pagave të të punësuarve, forcim të sistemit të profesionalizimit. Si ministër kam tërhequr, kam bërë hapa konkretë për çlirimin e institucioneve nga këto struktura kriminogjene dhe në fund të fundit, unë jam ai që filloi i pari të fletë se duhet doemos të kemi veting në institucionet dhe që bëri hapin konkret për institucionin veting. Nuk ka nevojë për muhabete, konstatime, ndonjë fascinim, - ka institucione që funksionojnë përmes proceseve të këtyre institucioneve, përmes udhëheqjes së procedurave, duhet të dëshmohet dhe në bazë të asaj të bëhen hapa konkrete, që do të thotë çlirim të institucioneve nga strukturat kriminale,” tha Kryeministri.
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i Qeverisë, Spasovski, në lidhje me euro-integrimet tha se ato janë prioritet strategjik i shtetit tonë.

 
„ Kjo Qeveri, strukturat politike në shtet, gjithashtu, janë të orientuara drejt vazhdimit të proceseve dhe prioriteteve reformuese, drejt forcimit të dialogut politik në shtet, drejt ndërtimit, gjegjësisht sendërtimit të marrëdhënieve ndëretnike në shtet, drejt rritjes ekonomike, etj. Dhe drejt ruajtjes së situatës në Maqedoni si shtyllë të stabilitetit në gjithë këtë rajon.. arritëm t’I mbyllim të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë dhe me të vërtetë jemi shteti i vetëm që sot ndërton marrëdhënie të mira, miqësore dhe partnere me shtetet e fqinjësisë. Të gjitha këto janë parakushte dhe

argumentime të mira që Këshilli i Evropës të përmirësojë, do të thosha, vendimin e padrejtë të tij ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me datën e fillimit të bisedimeve. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë t’u japim argumente se qëndrojmë fuqishëm në rrugën për të cilën u përcaktuam dhe se interesi ynë strategjik për anëtarësinë Bashkimin Evropian nuk ka kurrfarë alternative dhe unë pres vetëm atë se të gjitha këto argumente do t’i marrin parasysh gjatë marrjes së vendimit. Sa më shpejtë, marrja e vendimit për bisedime për Republikën e Maqedonisë së Veriut është porosi e qartë, mbështetje e fuqishme për qytetarët, mirëpo edhe porosi e qartë për gjithë rajonin.

Lidhur me pritshmërit për zgjedhjet dhe pas tyre, Kryeministri Spasovski tha:

 

 

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet serioz demokratik në institucionet që të mundësojë në atmosferë të qetë, demokratike dhe korrekte qytetarët t’i marrin vendimet. Unë pres se ky do të jetë rast edhe me këto zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se qytetarët me të vërtetë do të marrin vendim vërtetë të drejtë dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet në rrugën e vërtetë.Unë jam i bindur në fitoren e konceptit që do të thotë përparim të shtetit, vazhdim të gjithë këtyre proceseve, integrim të shtetit në BE, vazhdim të të gjitha projekteve që janë filluar në këtë periudhë, rritja e fuqishme ekonomike, ndërtimi i shtetit. Këto janë argumente që mua më mbjellin besim dhe siguri në vendimin e vërtetë të qytetarëve. Ndryshe, kur bëhet fjalë për pritjet e mia personale unë absolutisht asnjëherë, e as tani, nuk do ta vendosi interesin tim personal ose pritjet e mia para interesit të qytetarëve. Për mua është më e rëndësishme të fitojnë qytetarët me një vendim të vërtetë dhe ta shikoj Republikën e Maqedonisë së Veriut se si përparon,” tha Kryeministri Oliver Spasovski, në intervistën për  MIA, në të cilën bisedoi edhe për çështje tjera aktuale”.