Kryeministri Spasovski me rastin e festës Uji i Bekuar: Me optimizëm dhe me vullnet të mirë secili prej nesh të kontribuojë për ardhmëri më të mirë të përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski me rastin e festës Uji i Bekuar, dërgoi mesazh urimi deri te z.z. Stefan, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe Justiniana Prima, klerikët e KOM-AO dhe të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën shpreh dëshirë për pranimin e mesazheve nga kjo festë e madhe krishtere të cilat përkujtojnë se gjithçka mund të lahet, të rinovohet dhe të rilindë përsëri. “Optimizmi dhe shpresa me të cilën është plotësuar porosia për festën Uji i Bekuar le të jetë nxitje që vazhdimisht ta kultivojmë synimin për vepra të mira, si kontribut për secilin nga ne për për një të ardhme më të mirë të përbashkët, të cilën do ta realizojmë me vullnet të mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat përballemi në planin personal dhe kolektiv”, u theksua në letrën dërguar nga Kryeministrit Spasovski. “Urime festën e madhe krishtere Uji i Bekuar”, theksohet me rastin e festës në letrën e urimit të Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.