Kryeministri Spasovski me rastin e Ujit të Bekuar në Kocani: Të rinovojmë dhe të forcojmë pjekurinë tonë shpirtërore dhe me qetësi dhe dashuri të dëshirojmë vullnet të mirë për ti mposhtur të gjitha sfidat

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski mori pjesë në shënimin e festës së madhe krishtere Uji i Bekuar në Koçan, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

 

Duke i përshëndetur të pranishmit, Spasovski dërgoi urime deri te të gjithë besimtarët ortodoksë në vend, deri te  Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve dhe deri te z.z. Stefan, si  dhe deri te kleri dhe monastizmi  në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Sot është dita kur të gjithë duhet të pastrohemi nga mëkatet dhe kur ujërat në vendin tonë kthehen në Ujëra të Shenjtë dhe në këtë mënyrë na kujtojnë krishterimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Në fjalimin e tij, Kryeministri Spasovski theksoi se festa e sotme është ditë e dashurisë,harmonisë, bashkësisë dhe na rikujton që të gjithë duhet ta ripërtërijë dhe ta përforcojë pjekurinë shpirtërore,  në qetësi dhe me dashuri të dëshirojmë vullnet të mirë në tejkalimin  e të gjitha sfidave që i kemi para në planin personal dhe kolektiv.

 

“Pranadaj secili prej nesh sot duhet ta pranojë këtë mesazh që bashkë mund të bëjmë më shume dhe vetëm me harmoni dhe unitet mund t’i realizojmë të gjitha qëllimet tona të përbashkëta për zhvillimin dhe avancimin e shtetit tonë. Gëzuar festën e madhe krishtere Uji i Bekuar”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikëps së Maqedonisë së Veriut, në deklaratën për mediat gjatë shënimit të festës Uji i Bekuar në Koçan.

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, Goran Zashovit, djali që kapi kryqin në lumin e Koçanit, i dhuroi kopje nga artefakti i shekullit të dytë nga lokaliteti arkeologjik Trebenishtë.