Takim i Kryeministrit Spasovski me nxënësit të cilët fituan medalje në Olimpiadën ndërkombëtare juniore për shkenca natyrore: Jemi krenar me ju, olimpikë, keni mbështetjen tonë, për zhvillimin e talenteve tuaja

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot i priti nxënësit, filloristë, të cilët në kuadër të Olimpiadës ndërkombëtare juniore për shkenca natyrore, në dhjetor në Doha, kryeqytet i Katarit, fituan dy medalje argjendi dhe tre të bronzi.

Kryeministri Spasovski, nxënësve të shoqëruar nga mentorët e tyre, si dhe nga një përfaqësues të prindërve, u ka uruar për suksesin e madh, duke potencuar se arsimi është një nga çështjet më të rëndësishme, të cilës duhet t’i përkushtohemi me vëmendje dhe përmes bisedimeve të zgjidhen të gjitha pengesat, për progres dhe realizim të suksesit të mëtutjeshëm.

“Është nder që takohem me ju, olimpikë, të cilët e tregoni kualitetin tuaj në gara ndërkombëtare. Na bëni krenar, na tregoni që kemi potencial për të cilin vlen të luftojmë që ta mbajmë këtu, në vendin tonë”, iu drejtua Kryeministri Spasovski nxënësve Matej, Teona, Stefa, Nikolla, Emilija dhe Majkëll.

Në takim është konstatuar se nevojiten zgjidhje adekuate sistemike në sferën e arsimit, të cilat, siç është theksuar nga zëvendësministrja e Arsimit, Elizabeta Naumovska, tashmë dinamizohen dhe se ndërmerren hapa për zgjidhje të problemeve të detektuara.

Është shprehur edhe kënaqësi nga fakti se Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), si dhe Agjencia për rin dhe sport marrin pjesë me mbështetje financiare të nxënësve të talentuar, të cilët paraqiten në gara.

Në takim kryeministri Spasovski theksoi se do të angazhohet për suksesin e arritur të nxënësve, të cilët denjësisht e paraqesin vendin tonë, të përcjellë mbështetje përkatëse dhe shpërblim nga Qeveria