Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e katërt të rregullt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbledhjen e sotme të katërt të rregullt do ta mbajë në Shtip, si mbledhja e katërt me radhë që mbahen në 10 rajone ne vend.

Pika qendrore e rendit të ditës në këtë mbledhje është informata për gjendjen dhe vizitat e realizuara në komunat Shtip, Probishtip, Sveti Nikollë, Radovish, Konçe, Çeshinovë -Obleshevë, Karbincë dhe Llozovë.

Me këtë rast, si dhe për aktivitetet e anëtarëve të Qeverisë në rajon, deklaratë për media do të japin Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe kryetari i Komunës Shtip, Bllagoj Boçvarski.

Deklaratat për media do të jepen në hollin e komunës në orën 17:10.

Mbledhja e katërt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën do ta udhëheq Kryeministri Oliver Spasovski, pritet të fillojë në orën 17:30 dhe do të mbahen në ndërtesën e Komunës Shtip, ku mediat do të mund të fotografojnë dhe të marrin inserte nga fillimi i mbledhjes.